PS-LSI, Rama: Muaji Prill i mbarë
për koalicionin, sidomos 1 Prilli

PS-LSI, Rama: Muaji Prill i mbarë<br />për koalicionin, sidomos 1 Prilli
Pavarësisht zërave të herë pas hershëm për përçarje në koalicion, kryeministri Edi Rama duket se i ka rregulluar punët me aleatët. Pas shumë kohësh bojkot me votë të projektligjeve të qeverisë në Kuvend dhe mbledhjeve të koalicionit në vilën qeveritare, Shpëtim Idrizi dje ndryshoi qëndrim.
 
Ai dhe deputetët e tij votuan ligjet të enjten ndërsa të shtunën kanë ftuar Kryeministrin të mbajë fjalim në Kongresin e PDIU-së në Pallatin e Sportit.
 
Edhe me LSI-në gjërat duket se shkojnë mirë. Këtë gjë e konfirmoi vetë Edi Rama teksa u pyet nga gazetarët në Kosovë për eksport-import mes dy vendeve gjatë muajit Prill.
 
Ky muaj, ka theksuar kryeministri është i mbarë për koalicionin, e sidomos 1 prilli. Duke kujtuar kështu lidhjen e marrëveshjes elektorale në 2013-s, që solli dhe shkëputjen e Metës nga qeverisja me Sali Berishën. "Ki parasysh edhe një gjë tjetër, përsa i takon koalicionit që unë drejtoj, Prilli është një muaj i mirë e sidomos 1 prilli, që është një ditë e mirë", u shpreh Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi