Dy akte ligjore të rëndësishme janë kanë ngecur në parlament për shkak të mosdakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. I pari është projektligji i sjellë nga LSI për koncesionet, që parashikon miratimin e partneriteteve publik-privat nga Kuvendi. I dyti është dekreti i Presidentit i cili rrëzon projektligjin e qeverisë për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambiente publike e private ku ka grumbullim njerëzish. Të dy këto akte do të duhej të ishin miratuar dy javët e shkuara, por PS dhe LSI nuk po arrijnë konsensus duke stopuar votimin e tyre.
/Shqiptarja.com









