PS-LSI vijojnë koalicionin në bashki,
Gjoza: Veliaj, punë të mrekullueshme

PS-LSI vijojnë koalicionin në bashki,<br />Gjoza: Veliaj, punë të mrekullueshme
Pavarësisht se për qeverisjen qendrore marrëveshja mes PS dhe LSI ka përfunduar dhe mandatin e dytë Rama do të qeverisë i vetëm, koalicioni në pushtetin vendor me Lëvizjen Socialiste për Integrim vijon.
 
Sot kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga administratori i Njësisë nr. 2 në Tiranë i zgjedhur nga LSI, Elez Gjoza kanë inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën “Hermann Gmeiner” në Sauk.
 
Veliaj deklaroi se në Tiranë punohet çdo ditë për të mbajtur premtimet, ndërsa ka ndërhyrje edhe në 80 rrugë të tjera.
 
Sot kemi rrugë të reja në Saukun e Vjetër, ku vetëm emri ka mbetur i tillë sepse çdo gjë tjetër po investohet e re, duke nisur nga palestra e shkollës “Ibrahim Brahja”, deri tek investimet në infrastrukturën rrugore.
 
Duke qenë se qeveria ka ecur shpejt me procesin e legalizimit, tani Bashkia ka radhën me procesin e urbanizimit. Kjo është e vetmja mënyrë se si ecim përpara.
 
Kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj vere ndërhyrje në mbi 80 rrugë në të gjithë zonën e Tiranës periurbane, pra jashtë zonës së qendrës, dhe besoj se në shtator, kur shumë qytetarë të kthehen nga pushimet, do të gjejnë një situatë krejt tjetër.
 
E di që njerëzit janë dyshues, kanë parë politikanë që vijnë për fushatë, pastaj me të mbaruar fushata zhduken e i harrojnë njerëzit. Me këtë dua të provoj se nuk i harrojmë njerëzit. Për ne është çdo ditë fushatë, çdo ditë punohet sikur të ishte fushatë
” tha ai.  
 
Ndërsa Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza ka hedhur pas krahëve akuzat në drejtim të PS pas kallëzimit para zgjedhjeve duke deklaruar se për qytetarët është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme besimi për punën që po bën Bashkia e Tiranës.
 
Bashkia nuk ka pasur periudhë vere, periudhë dimri, zgjedhje mbas zgjedhje është përditë në punë dhe përditë siç ka thënë dhe e madhja Nënë Tereza, ka bërë nga një punë të mirë.
 
Kështu që, si administrator i kësaj njësie falenderoj Kryetarin e Bashkisë për punën e mrekullueshme që ka bërë pa dallim politik për qytetarët e Tiranë
s”, theksoi Gjoza.

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, PS mori e vetme 74 deputetë duke bërë që Rama mandatin e dytë të qeverisë pa LSI, por marrëveshja e lidhur në zgjedhjet lokale para dy viteve do të vijojë sikur duket të paktën deri tani. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur