GREQI – Partia Socialiste ka arritur një marrëveshje me qeverinë greke për lejimin e qytetarëve shqiptarë që të lëvizin lirisht ndërmjet dy vendeve nga data 10 qershor deri më 3 korrik, pa u penguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre me qëllim që të vijnë të votojnë për kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën, më 23 qershor.
Këtë fakt e ka bërë të ditur Sekretari i Emigracionit në PS, Erion Veliaj, që është takuar me emigrantët shqiptarë në Athinë, Agio dhe Igumenicë për të përçuar tek ata arritjen e marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me qeverinë greke.
“Jam këtu sot me një lajm shumë të mirë. Ministria e Qytetarit dhe të Drejtave të Njeriut ka miratuar vendimin për amnistinë e toponomive për emigrantët shqiptarë nga data 10 Qershor deri më 3 Korrik, pra nuk do të ketë pengesa në hyrje-daljet në pikat kufitare me Greqinë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne pasi i mundëson të gjithë shqiptarëve në Greqi të kthehen për të votuar numërin 29, Partinë Socialiste dhe kryeminstrin e ri Edi Rama” deklaroi Veliaj. Më pas, ai bëri një prezantim të detajuar të programit të Partisë Socialiste për emigracionin.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Provokim në Pukë, këngë-Berishës në mitingun e FRESSH