PS mbyll fushatën në Kolonjë, Xhaçka: Përkrah qytetarëve me derën dhe zemrën hapur

PS mbyll fushatën në Kolonjë, Xhaçka: Përkrah qytetarëve me derën dhe zemrën hapur

Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka

KORÇË- Mes shiut dhe entuziazmit të qytetarëve, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Isai zhvilluan mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës në bashkinë Kolonjë.

“Në këto 8 vite Partia Socialiste i ka dhënë provat dhe garancitë për mirëqeverisjen e Shqipërisë, duke kapërcyer me sukses vështirësitë e jashtëzakonshme që kapluan vendin”, tha Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas saj, për mandatin e tretë, Partia Socialiste ka një vizion transformues për të gjithë Shqipërinë, i cili do të fuqizojë ndjeshëm ekonominë dhe mirëqenien e vendit.

"Do jemi gjatë gjithë kohës në krahun tuaj me derën edhe zemrën hapur, për të bërë çmos që vizionin tonë ta realizojmë sa më shpejt, për të kapur kohën e humbur edhe për ta sjellë Kolonjën atje ku i ka hije. Që ta rizbulojmë jo vetëm ne që jemi këtu, por ta rizbulojë gjithë Shqipëria dhe mundësisht gjithë bota përmes turizmit edhe potencialit të jashtëzakonshëm që ka", u shpreh ministrja Xhaçla gjatë takimit në Ersekë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci