Në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së Arbi Mazniku ka folur për “festën e 1 Majit” ku thotë se kjo ditë s’mund të quhet e tillë pasi qeveria i ka braktisur shqiptarët. “Në cdo takim, studim, sondazh shqiptarët duan punë jo lëmoshë, ata duan të sigurojnë një jetë më të mirë, por kjo qeverisje i ka braktisur shqiptarët”.

Prandaj shton ai “1 Maji s’mund të quhet festë, sot është dita e 1 Majit ku në Bulqizë humbën jetën 70 vetë, ku arsimi është drejt rrënimit ku rinia është e zhgënjyer dhe analafabete.

Mazniku tha se “Instat i kontrolluar nga Berisha vetë thotë, që janë humbur 1 mijë vende pune duke shtuar që “qeverisja tjeterë thotë e tjetër bën”.

“Të drejtat e punëtorëve shkelen ditën me diell, jeta e tyre është e rrezikuar, minatorët e humbasin jetën për bukën e gojës ndërsa qeveria bën sehir, shfrytëzohen egërsisht krahu i punës i cili është i keqpaguar” - tha Mazniku.


financimi publik per tregun e punes, vlera absolute
financimi publik per tregun e punes, vlera absolute


Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)