PS në tryezë për arsimin
Rama mbledh specialistët
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot tryezën e radhës për çështjen e arsimit, me ekspertë për këtë temë. Sipas opozitës, sistemi i arsimit shqiptar është pa standarde dhe i degraduar.
TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot tryezën e radhës për çështjen e arsimit, me ekspertë për këtë temë. Sipas opozitës, sistemi i arsimit shqiptar është pa standarde dhe i degraduar.
Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama arsimi shqiptar prodhon diploma pa kriter, të cilat ai i quan të pavlefshme për të rinjtë shqiptar, pasi nuk do i nxjerrin dot në punë. Rama theksoi se licencat për arsimin privat në Shqipëri jepen pa kriter.
“Së pari besoj se është koha për t’i bërë një verifikim të vërtetë, transparent dhe të pa kompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet shqiptare publike apo private. Janë publike, janë private kjo është një çështje që hyn në diskutim kur flasim për çka do të bëjë shteti në raport me njërën apo me tjetrën. Por po flasim për cilësinë, për kushtet, për burimet njerëzore, qofshin publike, qofshin private duhet t’i kenë optimale. Së dyti duhet bërë menjëherë akreditimi dhe akreditimi pa dallim publik apo privat. Të qenit publik nuk e justifikon as kastën, as mediokritetin, as korrupsionin. Ashtu sikundër të qenit privat nuk justifikon fitimin, fitimin dhe fitimin me çdo mjet që justifikon qëllimin. Të dyja palët duhet të akreditohen. Universitetet publike dhe private pastaj duhet të rankohen sipas cilësisë dhe rezultateve të studentëve dhe të pedagogëve.”, - u shpreh Rama.
Kryesocialisti akuzoi sërish qeverinë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet universiteti i sporteve, ku sipas tij, për 8 vite nuk janë kryer investime nga qeveria.
“E sigurt është që qeveria prej 8 vjetësh nuk e ka rritur me një lekë rrogën e pedagogëve dhe unë nuk kam dëgjuar njeri të flasë.”, tha Rama.
Takimi i sotëm me specialistë të arsimit, u zhvillua në kuadër të programit të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Kombëtare”, me synim marrjen e ideve nga specialistë të fushës dhe prezantimin e programit të PS.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.2%
-
Jo
77.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21