PS ndërron partnerin në Kosovë
zgjedh Vetëvendosjen, jo PDK-në

PS ndërron partnerin në Kosovë<br />zgjedh Vetëvendosjen, jo PDK-në
"PS e Edi Ramës tradicionalisht e ka konsideruar PDK’në partnere partiake në Kosovë. Tashmë duket se gjithcka ka ndryshuar, e vendin e PDK’së në Shqipëri e ka zënë partia e themeluar nga Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Kongresin e PS’së në Tiranë." Kështu e komentojnë mediat kosovare praninë e Albin Kurtit në Kongresin e socialitëve

Arsyeja e kësaj "ftohjeje" sipas tyre mbetet e paqartë nëse po ndodhë për shkak të incidentit me deportimin e Boiken Abazit nga Kosova. Në Kongresin e PS’së që po mbahet në Tiranë po marrin pjesë dy prej zyrtarëve kryesor të Vetëvendosjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Sidoqoftë, PDK kur u themelua kishte pasur program të majtë, ndërsa vonë e ka ndryshuar profilin politik, duke u renditur në radhët e partive të djathta. E ka ndjekur rrugën e LDK’së dhe të PD’së se themeluar nga Sali Berisha.

Udhëheqësi i PS’së dhe i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, s’e ka komentuar fare largimin e Abazit nga Kosova. 

Redaksia online
(shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor