PS ndan postet në Kuvend,
Balla: 3 komisione i ka opozita

PS ndan postet në Kuvend,<br />Balla: 3 komisione i ka opozita
Taulant Balla në fjalën e tij në Asamblenë e PS, ka prezantuar raportin e grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
 
Ai u shpreh se cdo deputet duhet të ketë zyrë në zonën e tij dhe të zhvillojë takime njëherë në javë me banorët e zonës që mbulon.
 
Gjithashtu Balla deklaroi se opozita do të drejtojë tre komisione parlamentare, të cilat janë ai i Edukimit, Punës dhe Integrimit.
 
Zyrat elektorale në cdo bashki duhet të kthehen në zyra të deputetëve të qarkut. Ne cdo zonë duhet të kemi zyrën e deputetit.
 
Ne do të propozojmë ndryshime, cdo deputet do të ketë një zyrë dhe takime jo më pak se një ditë në javë me banorët. Cdo deputet duhet të jenë në zonë një ditë në javë.
 
Cdo te enjte respektim të rregullave për të mos degraduar, duhet të jemi forca e shembullit. Ndryshim edhe të rolit të grupit me qeverinë, por edhe pjesëmarrjen në komisione.
 
Në mbledhjen e parë të grupit do të miratohet manuali i parë i punës së deputetit në zonë, do të jetë ndihmë.
 
Cdo deputet duhet të organizojë dëgjesa në zonat e tyre. Realiteti tregon se përfaqësuesit e zgjedhur nuk mund ti trajtojnë të gjitha ankesat njëherësh.
 
Deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Cdo deputet ta ketë pjesë të tij për të vijuar detyrat.
 
E kemi ndarë materialin në 5 kapituj. Një ndryshim të madh do të ketë në mënyrën e drejtimit të Kuvendit të ri.
 
PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD.
 
Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Edukimin, Punën dhe Integrimin do të propozojmë që t’i drejtojë opozita
” deklaroi Balla. 

POSTET NE KUVEND
Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita
Këshilli i Rregullores: 5 me 5
Këshilli për Legjislacionin 10
Komisionet për opozitën;
Mediat
Punën
Integrimin


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm