PS në Dibër, Shemsi Prençi:
Të largojmë Sulltan Saliun

PS në Dibër, Shemsi Prençi:<br />Të largojmë Sulltan Saliun
DIBËR - Partia Socialiste ka zhvilluar një miting në Peshkopi, për të paraqitur kandidatët. I pranishëm edhe kreu i PS, Edi Rama. Ne që në vitet 90 mbështetëm PD. Por Saliu tradhëtoi Dibrën. Ai mblodhi pranë vetes hajdutë, militantë dhe të paaftë", tha ish-shefi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tashmë kandidat i PS në Dibër.

Kreu i PS-së, Edi Rama pasi shprehu problematikën e madhe të vendit në mungesën e ujit, analfabetizmin, braktisjen fillimisht u shpreh kështu në një qark,ku tradicionalisht fiton PD:
 
“Çdo gjë do ta kisha besuar, por që ky shesh sot do të mbushej kështu, duhet të vija këtu për ta besuar", ka nisur fjalën e tij, Edi Rama. Ai ka falenderuar nga zemra banorët për “energjinë e jashtëzakonshme, për këtë energji, mbështetje që po marrim dita-ditës në Dibër, Bulqizë, Mat në gjithë këtë qark, që për vite me radhë i besoi PD dhe sot e gjen veten të braktisur, të rrënuar, të izoluar", theksoi Rama.

SHEMSI PREMÇI: TË PËRZËMË ME VOTË SULLTAN SALIUN
"Ne që në vitet 90 mbështetëm PD. Saliu tradhëtoi Dibrën. Ai mblodhi pranë vetes hajdutë, militantë dhe të paaftë. Ai u mbylli derën socialistëve, njerëzve të ndershëm. Ne demokratët nuk do votojmë më si tifozë dhe militantë. Zgjohu Dibër! Ngrihu o Mat dhe ti o Bulqizë. Bashkohuni të gjithë, që me votën tonë ta rrënojmë regjimin. Besa-besë njeriu me njeri ta përzëmë më votë sulltan Saliun, ta shpëtojmë dhe një herë o vëllezër vatanin".

SHKËLQIM CANI: DO BËJMË RRUGËN E ARBRIT
"Mikpritjen do t’ua shpërblejmë me shumë punë për Dibrën, Matin. Jemi ne dibranë, bulqizakë, matianë, që kemi bërë historinë, do fitojmë 4:2; do zgjedhim Edi Ramën kryeministër dhe do bëjmë rrugën e arbrit, atë rrugë që kurrë nuk u bë", tha kandidati i PS për qarkun e Dibrës, Shkëlqim Cani. Edi Rama u shpreh krenar për Shkëlqim Canin, pasi "është një ekonomist, që nuk ka marrë njollë por asnjë hije, por ka dhënë çfarë ka mundur, pa kërkuar asgjë për vete".
 
NUMRI I BEKUAR 29 DO ÇLIROJË ENERGJITË E KËTIJ POPULLI
“Jam i mrekulluar nga kjo pamje, që është një përgjegjësi shumë e madhe për mua, për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë, që do t’i bëjmë realitet, duke filluar nga Rruga e Arbrit”, theksoi Rama në Peshkopi premtimin e PS-së. "Dibra nuk do të jetë më e izoluar dhe e braktisur. Rrënimi do ndalet në 29 qershor me numrin 29. Numrin e bekuar të Çlirimit, numrit që do çlirojë energjitë e jashtëzakonshme të këtij populli për një Rilindje shqiptare’, tha më tej Rama. "Do t’i japim Peshkopisë, gjithë fshatrave, prespektivën e mbyllur nga një grup njerëzish, që votën tuaj e kanë parë si një cen dhe kanë harruar që përpara se të jeni zgjedhës jeni njerëz".

DEMOKRATË VOTONI SI PRINDËR, SI TË PAPUNË
Pasi ka renditur heqjen e taksës së biznesit të vog,ël nga PS apo gjendjen e mjeruar të fëmijëve shqiptarë analfabetë, të sistemit shëndetësor në vend, Rama ka thënë:"Ftesa ime është, që demokratët të votojnë për interesin e tyre si njerëz, si prindër, si të reja dhe të rinj, si tregtarë të vegjël, si të papunë, që sot në sistemin shëndetësor të këtyre që rrënuan Shqipërinë duhet të paguajnë nëse duan doktor pranë kur i bie sëmundje".

MAQELLARA, 20 VJET ME PD, 20 VJET PA UJË
“Maqellara ka 20 vjet që i shkon pas PD-së dhe ka 20 vjet pa ujë, pa ujë, pa ujë”, ka përsëritur Edi Rama situatën. Dhe ne do të fitojmë në 23 qershor edhe për Maqellarën dhe historinë e ujit, që është kthyer në një legjendë, që turpëron këdo që jeton në këtë vend, që Zoti i ka dhënë burimet ujore më të pasura në Europë pas vetëm një vendi, por që sot vuan për ujë.

RAMA: NUK KAM SHKOP MAGJIK
"Në çdo kohë e ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që kam përpara jush. Nuk ju tregoj përralla, nuk kam shkop magjik, por kam bindjen se hallet tuaja do bëhen hallet e mia, problemet tuaja problemet e mia, dhe çdo familje e zakonshme e këtij vendi në përpjekjen e vet për të dalë nga varfëria, për të pasur një jetë normale do të më ketë në krah".
 
VETËM PROGRAMI YNË SJELL RILINDJE
Kush e do akoma pushtetin në qafë dhe familjen e vet përtokë le të vazhdojë me rrënimin. Kush e do qeverinë në krah me punë dhe para të fituara nga puna, ka vetëm një rrugë: programin e Rilindjes. Nuk është një program vetëm për socialistët për një Rilindje shqiptare për jgithë shqiptarët.

KAM BESIM TE MENÇURIA DIBRANE
“Me shumë pasion, dëshirë, respekt, mirënjohje më lejoni të bërtas: Rroftë populli i Dibrës, dibranët e mençur që siç thonë: “Të japin ujë në bisht të lugës, që në 23 qershor do të tregojnë mençurinë e madhe të shkëputjes nga rruga e rrënimit  dhe të bashkimit me rrugën e Rilindjes’.
 
UJI PO VJEN! DALJA NGA VARFËRIA PO VJEN
“Lavdi atyre që rropaten e nuk dorëzohen! Uji për ta po vjen. Dalja nga varfëria për ta po vjen. Dhe pak ditë dhe do provojmë se puna është rruga e vetme për të ngritur lart dinjitetin e çdo familjeje dhe të këtij kombi. Rroftë Shqipëria! Rilindje!”, mbylli takimit e tij në Dibër, Edi Rama.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat