PS në Maliq, Rama: Do heqim
TVSH-në për 5 produktet bazë
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvillon takim elektoral në Maliq, në qarkun e Korçës. Rama ka premtuar sërish heqjen e TVSH-së për 5 prodhimet bazë, të bukës, qumështit, miellit, vajit dhe vezës.
MALIQ- Me një kostum bezhe, dhe një lule të vendosur në xhaketë me ngjyrën që simbolizion "Rilindjen e PS në këto zgjedhje", Edi Rama është takuar me qytetarët e Maliqit, në qarkun e Korçës. Në takimin elektoral me banorët e këtij qyteti, Rama ka premtuar sërish heqjen e TVSH-së për 5 prodhimet bazë, të bukës, qumështit, miellit, vajit dhe vezës.
Kryesocialisti tha se forca poltike që ai drejton do të ulë taksat, duke theksuar se “ekonomia e vendit është rrënuar, ashtu si edhe ajo familjare. Ndaj familjet nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar jetesën, apo të paguajnë taksat”.
“Kryeministri shpif kur flet për premtimet tona për heqjen e TVSH-së. Ne nuk kemi thënë asnjë moment se do të heqim TVSH-në për mishin, por kemi thënë që do të heqim taksën për bukën, qumështin, vajin, miellin dhe vezën, pesë produktet bazë që qytetarët mund të mbajnë frymën gjallë. Nuk mund të paguajnë më shqiptarët për ushqimet bazë. Kjo nuk ndodh as në vendet më të zhvilluara, por ndodh vetëm në këtë Shqipërinë e rrënuar nga Berisha”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria ka në timon një drejtues që po e çon drejt humnerës.
Rama tha se mungesa e ndërhyrjeve me kanale kulluese ka bërë që fusha e Maliqit të rrezikojë sërish kthimin në kënetë.
“Kemi gjyshin me antiplumb që tregon përalla. E këtu në Maliq kemi përrallën e Kënetës, që ka filluar të nxjerrë prapë kurrizin, duke penguar bukën e gojës, duke mbuluar fushën. Por kjo është një situatë e krijuar nga një qeverisje që ju ka lënë pas dore. Kjo ndodh kur vendi udhëhiqet dhe qorra dhe shurdhër që nuk kanë vesh të dëgjojnë popullin e tyre, që nuk kanë sy të shikojnë hallet e qytetarëve të tyre. Dhe aty atdheu fillon humbet çdo ditë. Siç ka humbur në këto 8 vite mundësi, bukuri, potenciale, shpresa dhe ëndrra” tha Rama.
RAMA: SHQIPTARET E MERITUAN ANETARESIMIN NE NATO Duke iu referuar deklaratave të vazhduara të kreut të PD-së për anëtarësimin e vendit në NATO, Rama tha se “Shqipërinë në NATO nuk e futi Berisha, por atë e merituan vetë shqiptarët’.
Më tej, kryesocialisti iu drejtua sërish kreut të qeverisë, Sali Berisha, duke thënë se “me NATO-n ke bërë njëherë një fushatë në vitin 2009, mos e bëj sërish”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)
27 Nëntor, 19:30
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33