TIRANE- Nga janari i viti 2014 shqiptarët nuk do të paguajnë më 10 përqindëshin e TVSH -së për shëndetësinë përfshirë këtu edhe TVSH-në e barnave. Edhe biznesi i vogel s’do të paguajë me taksë.
Këto dy reforma por edhe të tjera parashikohen në programin për 300 ditët e para të bashkëqeverisjes mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ilir Beqaj një nga bashkëdrejtuesit e grupit të punës për programin është shprehur se premtimet që Partia Socialiste ka dhënë, do të mbahen ndërsa siguroi se do të ndiqen këshillat e Bankës Botërore dhe ndërkombëtare .
"Kemi rënë dakord që na duhet një sistem krejt i ri i informacionit për shëndetesinë. Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore , si dy parakushte për të shkuar tek ajo skemë që të dyja partite kanë si synim në program, mbulimin e të gjithë popullatës. Do të arrijmë tek ky mbulim universal me rezidencë në Shqipëri brenda 4 vjeçarit të mandatit. Jemi të vetëdijshëm që modeli i taksimit duhet të jetë ne funksion të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.
Sigurisht që Banka Botërore është një partner i rëndësishëm jo vetëm në qëndrueshmërinë makroekonomike të Shqipërisë por edhe në projektet e saj zhvillimore për Shqipërinë, por unë mund tu them që në 1 janari të paktën e dakortësuar brenda koalicionit nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël dhe nuk do te ketë tvsh në shëndetësi."
Beqaj po ashtu ka siguruar se programi për 300 ditët do të jetë gati ne fund të javës së ardhshme. Sipas tij janë prekur një sërë fushash e çështjesh të cilat kanë ndikim tek shqiptarët.
"Kemi diskutuar për emergjencën që ka vendi në rendin publik, por edhe për hapat e nevojshëm qe duhen ndëreirren brenda 300 ditëve më saktë brenda 100 ditëve lidhur edhe me një mundësi që vendi e ka që brenda dhjetorit vendi te marrë statusin e vendit kandidat . sigurisht që në programin e 300 diteve do të gjejmë masa për çdo sektor, për çdo shtresë apo grup të shoqërisë.
Jemi duke përcaktuar kush është zgjidhja për problemet që ka, nevojat për ndryshimet legjislative, nevojat për rregullime institucionale, nevojat për injeksione financiare dhe padyshim edhe ku do të gjenden këto burime financiare.
Të vetëdijshëm jemi që duhet të njohim mire situatën dhe të synojmë fillimisht konsolidimin fiskal"
Sa i takon korporatave Beqaj është shprehur se nuk do të ketë taksim progresiv .
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com