PS nis përgatitjet për vendoret 2015
grupi konsulta në Korçë dhe Dibë

PS nis përgatitjet për vendoret 2015<br />grupi konsulta në Korçë dhe Dibë
KORCE- Partia Socialiste nis konsultat me elektoratin e saj në qytetet e Korçës dhe Dibrës, për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 2015-s.
 
Grupi i punës që po merret me angazhimin elektoral të partisë, i drejtuar nga Blendi Klosi, së bashku me deputetët Blerina Gjylameti dhe Musa Ulqini, kanë nisur punën fillimisht me qarkun e Korçës.
 
Të shtunën ky grup deputet do të zhvendoset në qarkun e Dibrës ku do të dëgjojnë ankesat të zgjedhësve, mbledhin kërkesat e tyre dhe pritshmëritë nga PS për zgjedhjet e ardhshme lokale. Madje gjatë këtyre takimeve me bazën mund të dalin dhe emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar të 61 bashkive.
 
Burime nga ky grup pune bëjnë me dije se do të diskutohet gjithashtu dhe për listat e këshilltarëve të Partisë Socialiste në rrethe të cilët do të koordinojnë punën që prej bazës. Grupi i punës për zgjedhjet, është një ndër 4 grupet që Partia Socialiste ngriti në mbledhjen e saj të fund gushtit në Durrës para fillimit të sesionit parlamentar.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën