PS:Nishani betim mbi flamur të
deformuar,PD:Fyet Presidentin

PS:Nishani betim mbi flamur të <br />deformuar,PD:Fyet Presidentin
TIRANE - Deputetët socialistë Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla, denoncuan sot në Kuvend se në institucione kryesore të shtetit si kryeministria, presidenca dhe Parlamenti, valëviten flamuj shqiptarë me shqiponjë të deformuar. Madje Balla tha, se kreu i shtetit bëri betimin në një flamur të tillë, ku shqiponja nuk është sipas ligjit me sqep e gjuhë, por me sqepin e poshtëm të zgjatur në formën e gjuhës.

“Presidenti i Republikës është betuar në një flamur pa gjuhë dhe me një kokë të deformuar. Fakti që në këtë vend nuk zbatohet ligji për flamurin dhe stemën e vendit çfarë besimi mund të kemi ne si opozitë dhe si popull që mund të zbatohet ligjit." - tha Taluant Balla për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.

Në foltoren e Kuvendit deputeti socialist doli në mbrojti të kolegut të tij, Sajmir Tahiri i cili mbajti më parë një fjalim pikërisht për këtë temë. Madje e mbrojti dhe ndaj sulmeve të nënkryetarit Turku, i cili paralajmëroi se do  e dërgonte në Konferencën e Kryetarëve për të marrë masa pasi ofendoi Presidentin.

sajmir tahiri
(Në foto Sajmir Tahiri)

“Nuk është fyerje t'i thuhet dikujt kapterr. Një kapterr u bë president” - tha Balla. “Do i referohem Byrosë, e kam konsideruar ofendim ndaj presidentit në foltore”- replikoi nënkryetari i Parlamentit, deputeti i PD-së, Turku.

Para Ballës, mbajti fjalën deputeti socialist Sajmir Tahiri. 

“Familja e parë e Republikës, zotin Nishani e familjen e tij në ceremoninë zyrtare të betimit si president. Pas krahëve ka flamurin deformuar që keni prodhuar ju. Këtu kam dhe fotografinë zyrtare të kapterrit në presidencë, që pas krahëve ka flamurin e deformuar me gjysëm sqepi e gjuhë shumë të gjatë.“

Nga ana e tij Ardian Turku i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se po ofendon presidentin. “Në cilënsinë e drejtuesit të seancës ju tërheq vëmendjes që herës tjetër presidentit të Republikës në këtë sallë të mos i thoni kapterr sepse jeni shumë gabim. Ju tërheq vëmendjen për ofendimet që përdorni në këtë sallë. Kaq ju transmetoj se kaq më takon.”- tha Turku.

FLAMUJT E DEFORMUAR NE INSTITUCIONE
Nga foltorja e Kuvendit, deputetët socialistë denoncuan si të papranueshme flamujt me shqiponjë të deformuar që valëviten në institucione kryesore të shtetit.
“Imagjinoni flamurit amerikan t'i heqin nja 2 -3 yje. Kjo ka ndodhur me flamurin shqiptar dhe stemën zyrtare. Unë e Tahiri po ju përmendim rastet më flagrante të deformimit. Kryeministri i ka prerë gjuhën dhe i ka zgjatur sqepin e poshtëm ndërkohë që Shqiponja e miratuar me ligj ka sqep por dhe gjuha. “- tha Balla.  Ai madje shtoi se edhe stema e vendosur në sallën e Parlamentit është e deformuar.  

“Në bazë të ligjit për formën e përmasat e flamurit edhe kjo stemë që është sot në Kuvend është jashtë përmasave zyrtare, 1 me 1. 5. Është 25 cm e ndryshuar stema.”- tha Balla.
Jashtë parlamentit Balla shtoi  "Kryeministri flet çdo ditë dhe mban në zyrë një flamur që i është hequr gjuha. Kjo tregon që kryeministri tani kërkon të na ndryshojë dhe flamurin tonë kombëtar. Këtë deformime të flamurit nuk mund t’i pranojmë, aq më pak në këtë vit të rëndësishëm siç është 100-vjetori i pavarësisë së vendit.”

Më përpara deputeti PS, Tahiri denoncoi të gjitha rastet kur në institucione valëvitet flamuri me shqiponjë të deformuar. “Nga kryeministri nga kryetarja e Parlamentit nuk ngeli njeri pa u përlotur, se ajo që bëni në të vërtetë është përdhosje e flamurit. “- tha Tahiri duke cituar ligjin nr 8926 për formën e përmasat e flamurit kombëtar dhe shqiponjës. 

“Ajo që ndodh në të vërtetë është se ju në mënyrë të paturpshme keni përdhosur flamurin që e njohin të gjithë. Zëdhënësja Silvia, si e ka emrin, Silvi, flet në selinë e PD-së me një shqiponjë që nuk dallohet për nga sqepi nëse është Shqiponjë apo rosë. Një zëdhënëse tjetër, Silvia Bregu e cila në selinë e kryeministrisë prapa krahëve ka flamurin e deformuar. Fotografinë e kryeministrit i cili edhe në selinë e qeverisë, edhe në konferencë për shtyp në kryeministri përdor po këtë flamur duke i treguar shqiptarëve që ky ka ca simbole të veta ndryshe nga ato të shqiptarëve.”- tha Tahiri.

Ai pasqyroi dhe fotografi të ceremonisë së rivarrimit të mbretit Zog ku sipër arkivolit është vënë një flamur të deformuar. “Kjo tregon se jeni tërësisht pa gusto, mjafton të shohësh Tiranën si e keni katandisur në një dollap rrobash të palara, por tregon edhe sa dallkaukë e sa të pakujdeshëm dhe pareskept jeni para simboleve të kuvendit.
Tregon sa të vervër jeni përballë domosdoshmërisë për të fituar ca lekë edhe tek copa e flamurit dhe shqiponja që e keni deformuar në mënyrë të tillë dhe sa seriozisht e keni ju 100 vjetorin. Një thirrje po ju bëj lëreni flamurin rehat na lini të respektojmë shqiponjën sic kanë bërë brezat “- tha Tahiri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit