PS nuk ka ende dialog me PD
Rama-Meta batuta për çadrën

PS nuk ka ende dialog me PD<br />Rama-Meta batuta për çadrën
Dita e enjte ka qenë e mbushur me deklarata dhe reagime nga PS-PD dhe LSI, por asnjë nga palët politike nuk tërhiqet nga pozicionet.
 
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se stafi i tij ka pasur kontakte me Kryeministrinë për një takim mes palëve, por sot është refuzuar.
 
Por kryeministri është përgjigjur menjëherë duke mohuar dijeninë për një fakt të tillë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të takuar Bashën edhe në çadër nesër.
 
Përsa i përket qëndrimit të LSI për zgjidhjen e krizës politike, Rama e cilësoi si një gabim propozimin e Metës, pasi po i jep oksigjen çadrës.
 
Por, Meta u ka qëndruar deklaratave të tij për zgjedhje vetëm me opozitën, ndërsa deklaroi se arroganca e shumicës po e motivon PD. 

Takimi, Basha: Rama refuzoi negociatat, pres të çojë të deleguarin
Kryetari i PD, Basha tha se ka gati grupin negociator për takimin mes palëve për zgjidhjen e krizës politike dhe stafi i tij ka pasur kontakte me Kryeministrinë, por sot ata janë tërhequr, sipas tij.
 
Për cështjen e vendit dhe të kohës për takimin që thotë. Rama të dërgojë të deleguarin tek negociatori im që po e pret.

Ditën e djeshme i janë përgjigjur interesit tonë. Kanë thënë dakord, kur janë kontaktuar për të vendosur takimin për dialog për qeveri teknike dhe modalitetit sesi do të shkojmë në një qeveri teknike.
 
Por sot nuk ka patur takim, pasi ka shkuar i deleguari im, ndërsa stafi i Ramës nuk ka sjellë asnjë. Kontakti me stafin e Ramës ka qenë që në orët e para të mëngjesit.
 
Nuk ka ndërmjetës, as ndërkombëtar as shqiptar. Stafin deri para dy orësh është refuzuar. Rama refuzon të mandatojë një person për përgatitjen e takimi
” tha ai.

Rama: Meta po gabon, po i jep oksigjen çadrës, gati të takohem me Bashën
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një gabim deklaratën e Ilir Metës se nuk ka zgjedhje PD dhe propozimin për krijimin e një qeverie besimi për t'i dhënë garanci opozitës që të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Rama u shpreh se Meta po synon që të stimulojë zgjidhjen e krizës duke i dhënë dhënë oksigjen çadrës.
 
Ilir Meta po bën një përpjekje siç është në natyrën e tij, siç është në filozofinë e tij, siç është në linjën e tij për të stimuluar zgjidhjen e krizës siç e mendon ai, për mua e mendon gabim por është në të drejtën e tij ta bëjë.
 
Për mua ka një gabim Meta, që synon ta stimuloje zgjidhjen e krizës, duke i dhënë oksigjen çadrës, duke thënë se ‘nuk hy as unë në zgjedhje si Luli dhe Saliu’.
 
Mbasi ata kanë hapur çadrën dhe shpresojnë që të hyjë dhe LSI, por s’ka mundësi
"tha Rama në news24.
 
Pas deklaratave të Bashës se Kryeministria sot refuzoi grupin negociator, Rama u përgjigj duke thënë se nuk është në dijeni, por është gati që të shkoje edhe ne cader per takim me kreun e PD.
 
"Dhe i kam thënë se jam dakord të ulem. Lulzim nesër në çadër. Nëse në çadër ju shqetësoj, kudo qoftë jam gati të vij në një axhendë që të bisedojmë. Me jep orën dhe vendin, mos ki frikë nga dialogu" tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA