PS: Oferta e Bashës është kthimi
mbrapa tek qeveria e Sali Berishës

PS: Oferta e Bashës është kthimi<br />mbrapa tek qeveria e Sali Berishës
Premtimet që kryetari i opozitës Lulzim Basha po u jep qytetarëve gjatë takimeve me ta, cilësohen si absurde nga krahu i majtë. Gjatë një deklarate për shtyp, deputeti socialist Ervin Bushati tha se Basha po përpiqet të premtojë, por harron që ai nuk di t’i mbajë premtimet.

“Lulzim Basha duket se nuk ka zënë mend nga eksperienca e keqe në krye të Bashkisë së Tiranës. Të gjithë i mbajnë mend premtimet e tij, nga linja e tramit, deri tek ulja e çmimit të bukës. Por në fakt, katër vjet rresht, vetëm premtoi dhe në fund nuk mbajti asnjë premtim. Të thuash ‘PO’ për çdo gjë, nuk mjafton,” tha Bushati.

Sipas tij, oferta e Partisë Demokratike është kthimi prapa tek qeveria e Sali Berishës, borxhet e të cilës u detyrua t’i paguajë qeveria aktuale.

“Dhe tani që raporti i Bankës Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë ka filluar të ecë në drejtimin e duhur, tani që agjensia më prestigjoze financiare që vlerëson stabilitetin financiar të gjithë vendeve të botës, “Standard and Poor’s”, e vlerëson pozitiv stabilitetin financiar të vendit tonë dhe parashikon zhvillim në vitet e ardhshme oferta e Lulzim Bashës është kthimi prapa tek Saliu. Kthimi prapa tek borxhet, kthimi prapa te konkurrenca e pandershme, kthimi prapa te mospagimi i energjisë, kthimi prapa tek mospagimi i taksave, kthimi prapa në informalitet, kthimi prapa në gropën ekonomike që krijuan këta vetë, Luli dhe Saliu, për tetë vite rresht,”  u shpreh deputeti socialist Ervin Bushati.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët