PS: Opozita përgjegjëse për krizën e trashëguar në energjitikë


Deputetja e PS-se, Blerina Gjylameti
TIRANË, 6 Dhjetor/ATSH/.- Partia Socialiste reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Përmes deputetes Blerina Gjylameti, PS i kërkoi opozitës së djathtë që të mos harrojë se personat përgjegjës të krizës ekonomike të trashëguar, është vetë qeverisja e Partisë Demokratike.
"Sot zonja Guxholli, pikërisht ajo që e këshillonte Berishën se si ta zhyste sektorin energjitik në borxhe prej 150 milionë dollarësh në vit, pretendon rritjen e çmimit të energjisë prej 22%. Ndërkohë që dje, Qeveria shqiptare e tha me zë e figurë se kërkon as më shumë e as më pak se sa mesatarizimin e çmimit të energjisë", tha Gjylameti.
Ajo akuzoi dhe kreun e PD-së, Lulëzim Basha, i cili, sipas saj, gënjen kur thotë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo.
"Të dalë e të na tregojë zoti Basha një vend të vetëm në Europë ku çmimi është ulur 40%. E vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4-5%, ekzaktësisht sa është ulur edhe në Shqipëri", u shpreh deputetja Gjylameti.
"Duke qenë plotësisht të përkushtuar në detyrën e vështirë që kjo qeveri ka marrë përsipër, i kërkojmë opozitës që të paktën të mos gënjejë kaq hapur e të mos harrojë kaq shpejt se personat përgjegjës të krizës ekonomike që trashëguam, janë ata vetë, Partia Demokratike dhe qeverisja e tyre 8 vjeçare", përfundoi deklaratën përfaqësuesja e PS-së./a.s/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë