PS përcakton kuotat e anëtarësisë
studentët 30 lekë, deputetët 6000

PS përcakton kuotat e anëtarësisë<br />studentët 30 lekë, deputetët 6000
TIRANË - Një vendim i rëndësishëm që u mor në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste ishin edhe miratimi i kuotizacioneve mujore.
 
Ajo që bie në sy janë pagesat mujore të përcaktuara sipas shtresave, duke filluar me studentët, pensionistët dhe punonjësit e fshatit, që duhet të japin 300 lekë të vjetra në muaj. Më pas, të punësuarit në aktivitete të vogla private duhet të japin 1 mijë lekë të vjetra.
 
Të punësuarit në administratë 3% të pagës. Ndërsa anëtarët e këshillave të bashkive dhe kryepleqtë 2 % të shpërblimit mujor. Shifra më e madhe i takon deputetëve që duhet të japin 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe bisnesnesmenët që duhet gjithashtu të japin 60 mijë lekë të vjetra në muaj. 

Kuotat e mujore për anëtarët e PS për vitin 2015.
1- Studentët , pensionistët, të papunës, punonjës fshati: 30 lekë
2- Të punësuarit në aktivitetin e vogël privat: 100 lekë 
3- Të punësuarit në sektorin shtetëror: 3 % e pagës mujore
4- Anëtarët e këshillave bashkiakë dhe kryepleqtë: 3 % të pagës
5- Deputetët e Partisë Socialiste: 6.000 lekë
6-Biznesmenë 6.000 lekë
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë