Në vlerësimin e Isaraj, përgjimet që kryhen pa vendim gjykate janë shqetësuese pasi cënojnë të drejtat e çdo qytetari. Ai u shpreh se mungon legjislacioni për përgjimet dhe se kjo duhet të ishte përfshirë në Kodin Penal.
Duke ju referuar konkretisht përgjimeve që pretendon opozita të jenë bërë ndaj saj dhe ambasadorëve nga Shërbimi Informativ Ushtarak, Isaraj tha se duhet të ketë një nen për përgjimet parandaluese.
Deputetët miratuan që në nenin 1 të këtij projektligji të hiqet fjala “përgjim i ligjshëm” me arsye se kjo fjalë mund të sjellë keqkuptim në kohën kur mund të ketë edhe përgjime të paligjshme.
Relatori i këtij projektligji Fatos Hoxha i propozoi komisionit të hiqet neni 8 i propozuar nga Prokuroria e Përgjithshme që përgjimet të bëhen edhe nga prokurorët në rrethe.
Sipas Hoxhës përgjimi duhet të bëhet vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme.
(kz/Shqiptarja.com)
