TIRANE- Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë larg gjetjes së një gjuhe të përbashkët për kryerjen e dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike. Edhe pse prej disa ditësh opozita ka dorëzuar draftin e saj zyrtar në parlament për këtë çështje, mazhoranca ende nuk e ka marrë në shqyrtim atë. Shumica ka një qasje krejtësisht ndryshe, e cila nuk gjen hapësirë në draftin e paraqitur nga demokratët.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka kërkuar që pjesë e procesit të jenë edhe ata persona që janë hetuar, por i kanë shpëtuar gjykimit.
/Shqiptarja.com