PS: PD probleme me shifrat, por
e pranoi rritjen e të punësuarve

PS: PD probleme me shifrat, por<br />e pranoi rritjen e të punësuarve
TIRANE - Partia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzat e e opozitës për raportin e INSTAT për rritjen e numrit të të punësuarve në vendin tonë me 3.7% në tremujorin e tretë të këtij viti.

Në një dalje për mediat, deputetja e PS Blerina Gjylameti duke i cilësuar si të pavërteta akuzat e PD, shprehet se opozita ka probleme të vazhdueshme me shifrat dhe këtë e ka treguar edhe kur ishte në qeveri.

Por sipas Gjylametit, edhe PD ka pranuar rritjen e punësimit në vend. Sa i përket shifrave deputetja e PS nënvizoi se në bazë të raportit të INSTAT, numri i të punësuarve është rritur me 37 mijë persona krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetes së PS, Blerina Gjylameti:

Zëdhënësit e Partisë Demokratike sa herë që dalin për të komunikuar me publikun tregojnë dhe vërtetojnë çdo ditë se kanë një problem të madh me shifrat. Këtë problem madhor me shifrat e kanë të vazhdueshëm si sot në opozitë ashtu edhe kur ishin në qeveri. Të gjithë e mbajnë mend se si atëherë në qeveri thoshin se kanë shtruar 10 mijë km rrugë dhe se ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta në Europë se ua kalonin të gjithëve veç Gjermanisë, dhe e dyta në botë se ua kalonin të gjithëve veç Kinës.  Sot përsëri Bode doli me pretendimin se INSTAT ka përgënjeshtruar qeverinë. Ridvan Bode pretendoi se është rritur punësimi me 37 mijë vetë dhe jo 78.844 mijë vetë. E para, na vjen mirë që Bode pranoi rritjen e punësimit në vend. Por, meqë kanë probleme me shifrat po i sqarojmë se numri i të punësuarve është rritur me 37 mijë vetë, nëse kjo mazhorancë  krahasohet me vetveten. Pra, nëse krahasohet 3 mujori i dytë i 2014 me 3 mujorin e tretë të 2014 ka një rritje të të punësuarve me 37 mijë vetë. Por, që kur qeveria e Bodes u largua nga detyra me votën e shqiptarëve numri i të punësuarve është rritur me 78.844 mijë vetë më shumë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës