PS: Persekutorit të Zef Pllumit
Berisha i dha pension të veçantë

TIRANË - Hetuesi i diktaturës, Shqyri Çoku i cili hetoi, dënoi dhe persekutoi në bashkëpunim me organet e regjimit, At Zef Pllumin duket se ka përfituar mjaft nga shteti shqiptar gjatë kohës së demokracisë. Dekorimi i Shyqyri Çokut nga qeveria e majte përfshiu në debat edhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka kërkoi dorëheqjen e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për shkak të dekorimeve të ish-punonjësve të sigurimit, ndër to dhe persekutorin e At Zef Pllumit. Por sipas deputetëve të Partisë Socialiste, disa prej këtyre individëve u janë lidhur pensione të posaçme në kohën e qeverisë Berisha.
 
"Unë gjykoj ky është një krim. A mendoni se duhet të ketë dorëheqje në këtë rast për këtë akt të shëmtuar që është ndërmarrë dhe shumë të rëndë për imazhin e vendit. Ju nuk pranoni që institucioni i dorëheqjes duhet të ekzistojë për këtë arsye që po themi ju siguroj që do të ekzistojë një institucion tjetër. Institucioni i revoltës popullore që do t'ju marrë përpara ju edhe ata që kanë propozuar", - u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Në përgjigje, Arben Çuko tha se PD po kërkon alibi për protestën." Kjo që sapo tha kolegu ka ndodhur një vit e ca më parë. Unë habitem se pse kujtohen tani, mbase kujtohen që t’i japin cik zemër vetes për të enjten dhe të grumbullojnë njerëz. Ai persekutori që sapo përmende që nuk i di as emrin, rezulton që në vitin 1994, komisioni shtetëror në kohën kur ishte Sali Berisha president, këtij personi i ka lidhur pension të veçantë. Të jap dokumentacionin përkatës nëse e do​ ", -tha deputeti Arben Çuko.
 
"Këtu ka një problem, si duket një mos vëmendje të strukturave të shtetit edhe të kohës tuaj edhe të kohës tonë. Unë di se ministri është shprehur për ta rishikuar këtë problem dhe ne që këtu mendoj se nuk ka vend më që t'i fryjmë këtij zjarri. Fillimisht zjarrin e keni ndezur ju me ato shpërblimet që ia keni dhënë jo 1 vit po shumë vite", - u shpreh deputeti socialist Pjerin Ndreu.
 
Zëvendës ministri i mbrojtjes, Petro Koçi pranoi problemin, por kërkoi të rishikohet ligji për dekoratat.

“Përsa i përket çështjes së dekorimeve ka vend për të ri parë ligjet dhe jo praktikën e Ministrisë së Mbrojtjes. Por duhet të kuptojmë se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është vlerë kombëtare tek e cila duhet të bashkohemi të gjithë pa dallim partiak. Nuk mund të komprometohet kjo luftë duke përdorur me dinakëri fajet dhe krimet e regjimit komunist pas çlirimit. Ashtu sikundër nuk mund të amnistohen bashkëpunëtorët e fashizmit vetëm e vetëm se më pas ata i ka arrestuar Sigurimi i Shtetit. Të shikohet ligji që një kategori e caktuar të përjashtohet, por pa cenuar vlerat e LANC, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Për opozitën kjo u quajt një apologji e krimit, dhe tha se qytetarët do ta shporrin këtë qeveri. “Këtu po i bëhet apologji krimit të diktaturës. Të konsideroni At Zef Pllumin si bashkëpunëtorë është vrasje për së dyti. Kjo qeveri meriton të shporret. Qytetarët ju kanë zgjedhur për të qeverisur, jo për të sunduar”-tha Flamur Noka.

Hetuesi që do t’i “hapte” derën e burgut dhe kalvarin 23-vjeçar të vuajtjeve në qelitë e komunizmit, At Zef Pllumit është dekoruar 1 vit më parë nga ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e Mirënjohjes”. Shyqyri Çoku, është nderuar nga qeveria për kontributet e dhëna për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Dekorata i është akorduar 1 vit më parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit. 

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare i vetmi deputet i PDS-së ishte Flamur Noka, i cili u ndal dhe tek protesta e 17 dhjetorit para parlamentit dhe ndëshkimi popullor që do të vijë prej saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale