PS përzgjedh kandidaturat për
bordin e BSH, mbështet Sejkon

PS përzgjedh kandidaturat për<br />bordin e BSH, mbështet Sejkon
TIRANË – Partia Socialiste ka vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur për A1 Report se mes këtyre 3 emrave të miratuar në mbledhjen me dyer të mbyllura është edhe propozimi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili është dekretuar nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH. 

Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH, do t'i hapte rrugë edhe miratimit të tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pika që e ndante Partinë Socialiste nga dekreti i Nishanit, ishte fakti që Sejko nuk vinte nga radhët e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, ashtu siç e parashikonte edhe ligji për Bankën e Shqipërisë.

Dy emrat e tjerë që do të kenë mbështetjen e PS janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Po gjatë kësaj mbledhje Rama ka informuar edhe deputetët socialistë për negociatat që po zhvillohen për rikthimin e PD në Parlament. 

Ahmetaj dhe Kola nga propozimet e Kuvendit, rrëzohet ish-deputeti Arben Malaj 
Ndërkohë që dy emrat e tjerë që do të mbëshesë Partia Socialiste janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola të cilët janë përzgjedhur mes 10 kandidaturave të vetëofruara për dy vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përzgjedhja e Ahmetajt dhe Kolës, thuajse zeron shanset e ish-deputetit socialist, Arben Malaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoj si i pavarur në qarkun e Vlorës. 

Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola kanë paraqitur platformat e tyre të premten në Komisionin Parlamentar të ekonomisë, duke ju kërkuar edhe votën deputetëve.

Prezantimi i kandidatëve Ahmetaj dhe Kola në Komisionin e Ekonomisë
“Me gjithë qëllimet gjithmonë detyrë e BSH ngelet rritja e transparencës si për publikun e gjerë ashtu për subjektet ekonomike por dhe për Qeverinë dhe Kuvendin, me qëllim që të gjithë ta kuptojnë politikën dhe të dimë çfarë vendimesh të marrim. Ka përmirësime, por duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh Tonin Kola në Komisionin e Ekonomisë.

Ndërsa Natasha Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “Një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës duhet të këtë një komunikim më të drejtpërdrejtë me analizat që zhvillohen nga departamentet e Bankës së Shqipërisë, së pari. Së dyti duhet të kontrollojë opinionet që BSH u jep institucioneve qeveritare dhe së treti duhet të këtë një komunikim të shëndetshëm me specialistët e BSH që unë e di mirë se aty ka një numër të shkëlqyer specialistësh, mendimi i të cilëve është me vlerë për çdo anëtar të Bordit Mbikëqyrës” 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare