RRESHEN - Dega e Partisë Socialiste denoncon një tjetër rast të shfrytëzimit të administratës në mitingje elektorale nga Partia Demokratike.

Nëpërmjet rrjetit social facebook denoncohet historia e dy vëllezërve 17 dhe 20 vjeç të plagosur me thikë në sheshin "Abat Doci" të Rrëshenit por as policia e as mjekët nuk i kishin ardhur në ndihmë pasi ishin në mitingun e Berishës në fshatin Fan.

"Dy vëllezër 17 e 20 vjeç u theren në mes të qytetit, dhe për më shumë se 30 minuta policia nuk u duk. Qytetarë të shumte, por edhe gazetarë vendorë, njoftojnë se dy të rinjtë, nga të cilët dilte gjak pa pushim, ecnin në këmbë në drejtim të spitalit, deri sa u shemben përdhe pranë murit të policisë. Qytetaret mundoheshin të njoftonin policinë, por ata nuk përgjigjeshin nga fshati Qaf-Molle ku kryeministri i ditëve të numëruara po inauguronte një bire tunel që po ndërtohet për hidrocentral nga turqit, të njëjtat fytyra që kanë punuar për ndërtimin e rrugës. Më e renda ishte se edhe mjekët ishin në miting… Për fat u gjendën disa infermiere që kontribuuan kaq shume për shpëtimin e jetës së dy vëllezërve."- denoncon në facebook dega PS e Rrëshenit.
 
PS e Rrëshenit vazhdon më tej duke thënë: "Sot në mëngjes nënprefekti Gjon Pjetri ka thirrur të gjithë drejtorët duke u dhënë ultimatum që administrata të mos mugojë në miting".
faqe ps fb
(v.gj/shqiptarja.com)