PS plotëson kushtet e opozitës
vjen drita jeshile për “Drejtësinë”

PS plotëson kushtet e opozitës<br />vjen drita jeshile për “Drejtësinë”
Me dërgimin në Kushtetuese të dy deputetëve socialistë, si dhe me miratimin e komisionit hetimor të CEZ, mazhoranca i ka plotësuar kështu të gjitha kushtet opozitës, duke bërë të mundur rikthimin e saj në parlament. Burime për Shqiptarja.com thanë se dita e sotme do të nisë me një mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pritet që ne mesditë të bashkohet në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Po ashtu, deputetët do të jenë edhe në komisionet parlamentare që prej ditës së hënë, komisione të cilat i kishin braktisur për më shumë se dy javë. Do të jetë mbledhja e sotme e kryesisë ajo që do të vendosë së çfarë qëndrimi do të mbajë për reformën në drejtësi opozita, kur ka ngelur një prej pikave më të rëndësishme për tu negociuar, ajo e formulës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi votoi kundër dy kërkesave të opozitës për ndryshimin e ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore, sikundërse rrëzoi edhe amendimet e saj për dekriminalizimin, që pretendonin pushimin e mandatit në rast arrestimi në flagrancë.

Gjatë diskutimit në parlament, deputeti socialist Pandeli Majko e cilësoi precedent të rrezikshëm për Kuvendin, ndryshimin e rregullores për komisionet hetimore parlamentare. "PD të gjente një mënyrë tjetër t'i ofrohej kësaj teknike dhe jo sipas teknikës së Doktor Adhamudhit. ju propozoni që me një komision hetimor me 7 veta, 3 veta të kenë mundësinë të bëjnë mbledhje veçmas dhe ët marrin vendime veçmas. Ky parlament në 25 vite s'ka patur asnjë eksperiencë të dobishme nga hetimi parlamentar.

Kjo sepse është bazuar në një logjikë sempliste politike. Kur flasim për rastet e mosfunksionimit të kom hetimore për arsye të mungesës së mazhorancës, është e paarsyetuar. I hap Kuvendit një precedent keqfunksionimi komisioneve parlamentare. Kam këto 2-3 vite në Kuvend, që nuk shoh asnjë deputet të opozitës që të kërkojë interpelancë. Ajo që kërkohet është tjetër dhe ajo që diskutohet është tjetër. Të majtë e të djathtë po kërkojmë tani me nostalgji periudhën e Jozefina Topallit që në orën 1 e kishim mbyllur seancën dhe tani ishim duke ngrënë drekë",-tha Majko.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb