“Jam shprehur gjithnjë i gatshëm për dërgimin e kërkesës së opozitës në Gjykatën Kushtetuese, dhe në fakt prisja që ata ta ndërrmarin këtë veprim”, lexohet në letrën e Sulit.
Deputeti socialist është akuzuar nga Partia Demokratike se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ai ka ushtruar mandatin e tij si deputetet.
Një prej kushteve të PD-së për rikthimin e dialogut për reformën në drejtësi është edhe shqyrtimi nga Kushtetuesja i mandateve të deputetëve socialistë, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.
Kjo e fundit i ka dërguar një letër të ngjashmë kryeparlamentarit Meta të enjten e shkuar, ku kërkonte gjithashtu shqyrtimin e mandatit nga Kushtetuesja.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)