TIRANË - Ndërtimet pa leje të cilat po shkatërrojnë monumentet e trashëgimisë kulturore si ajo e Kalasë së Krujës, së Gjirokastrës dhe Beratit kanë thirrur sot ministri Bumçi të raportojë në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Bumçi u thirr nga deputetët për të raportuar lidhur me dëmtimin e kishës së Valshit, ruajtjes së kujtesës historike në Spaç dhe ndërtimet pa leje në Krujë.
Deputetja socialiste, Leskaj, shprehu shqetësimin për ndërtimet që po bëhen përreth kalave, sidomos në kalanë e Krujës. Sipas saj, këtë problem e ka ngritur edhe UNESCO nëpërmjet një letre, në të cilën përfshihet edhe problemi i kalasë së Gjirokastrës dhe Beratit. Deputeti socialist, Auron Tare vërejti se Kruja, Berati, Gjirokastra po shkatërrohen nga ndërtimet pa leje; kisha e Shën Premtes është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa kompania "Gener 2" ka dëmtuar kishën e Gjirokastrës. Gjithashtu, po shkatërrohet edhe mozaiku i Tiranës.
Lidhur me këto çështje, Bumçi vërejti që në fillim se në kishën e Valshit, deputetët socialistë kanë kryer një dëm për “show”, duke u futur në të ndërsa ajo ishte ende zonë krimi. Në kishën e Shën Premtes, pjesa e dëmtuar e afreskut po restaurohet dhe mund të riparohet deri në 45 % e sipërfaqes së saj, ndërsa shkatërrimi i afreskeve të Onufrit ishte një rast i paprecedent; megjithatë, sipas tij, aty ka nisur restaurimi dhe Onufri do riparohet në masën 40 %. Përsa i përket ndërtimit në Krujë, ministri tha se bëhet fjalë për një objekt njëkatësh ndërmjet pazarit dhe kalasë dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga kryetarët e bashkive, kryesisht të majtë. Ndërsa mozaiku i Tiranës është ndërtuar me probleme qënë fillim. Ky mozaik do të restaurohet me një shumë prej 4 milionë lekësh. Por, sipas ministrit, deputetët socialistë nuk e kanë hallin tek shkatërrimi i monumenteve, tek Kruja, por tek ethet e listës së deputetëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com