PS pranon variantin e Komisionit të
Ekonomisë për akcizën e 'energjikëve'

PS pranon variantin e Komisionit të<br />Ekonomisë për akcizën e 'energjikëve'
TIRANE - Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale, nga ku është vendosur për të votuar variantin e Komisionit të Ekonomisë, lidhur me lënien në fuqi të akcizës së pijeve energjike.
 
Mësohet se deputetët e PS kanë pranuar për të miratuar në këtë mënyrë, variantin e Komisionit të Ekonomisë, i cili vendosi ditën e djeshme, lënien në fuqi të akcizës së pijeve energjike, por gjithashtu edhe reduktimin e tyre nga nga 50 në 30 lekë për litër.
 
Në këtë mënyrë “rrëzohet” varianti i parashikuar nga qeveria në buxhetin e vitit të ardhshëm për heqjen e akcizës së pijeve energjike.
 
Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Ekonomisë vendosi që të mos heqë akcizën për pijet energjike, por ka zgjodhi që ta ulë atë nga 50 në 30 lekë për litër. Kreu i këtij Komisioni, deputeti Erjon Braçe tha se për pijet energjike do të paguhet akcizë, ashtu si edhe vendet e tjera të BE, por do të ketë një nivel të taksimit sipas standardeve evropiane. Komisioni i Ekonomisë lë në fuqi akcizën për pijet energjike

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën