TIRANE - Opozita bojkotoi këtë të martë komisionet kuvendore si kundërpërgjigje e pranisë së deputetit Armando Prenga i cili është në hetim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Demokratët bëjnë përgjegjës kryeministrin Edi Rama si kryetar të Partisë Socialiste ku Prenga u zgjodh deputet. Por nuk ka vonuar shumë, dhe në një reagim për këtë situatë Partia Socialiste thekson se deputeti Armando Prenga është përjashtuar nga radhët e kësaj force politike, një vendim ky -sipas PS-së - i bërë publik.
Nga janari i 2016-ës, thotë Partia Socialiste përmes një reagimi zyrtar, Prenga nuk figuron të jetë anëtar i grupit parlamentar socialist, pas deklarimit të përvitshëm që çdo deputet bën për përkatësinë në grupe.
Por në faqen online zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Prenga figuron akoma anëtar i grupit të Partisë Socialiste në Parlament. Burime nga Kuvendi thanë për Report TV se institucioni i tyre nuk ka një kërkesë nga ana e Partisë Socialiste për përjashtimin e Prengës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)