PS prezanton Jaçen në Përmet 
Kosta paralajmëron dorëheqjen 

PS prezanton Jaçen në Përmet <br />Kosta paralajmëron dorëheqjen 
TIRANË - Rikandidimi i kreut aktual të Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe për të synuar fitoren e kësaj bashkie më 21 Qershor, ka hasur në pakënaqësinë e deputetit socialist të Përmetit Vladimir Kosta, i cili ka paralajmëruar të largohet nga Partia Socialiste. 

Qëndrimin e tij, deputeti Kosta e argumenton se e ka kundërshtuar edhe me fakte para Ramës kandidaturën e propozuar sërish nga PS për kryetar Bashkie të Përmetit Gilberto Jaçen. Sipas tij edhe pse e ka denoncuar disa herë Jaçen, fjalët e tij nuk janë dëgjuar brenda PS-së.

Ora 16:20 Deputeti Kosta SMS deputetëve paralajmëron largimin nga PS
A1 Report ka mundur të sigurojë edhe mesazhin që deputeti Vladimir Kosta u ka dërguar deputetëve të tjerë socialistë ku shpreh qëndrimin e tij duke paralajmëruar se mund të largohet nga kjo forcë politike, pas caktimit për rikandidimin e Gilberto Jaçes në Bashkinë e Përmetit.
 
Në mesazh Kosta shpreh qëndrimin e tij kundër kësaj kandidature për të cilën ai thekson se e ka kundërshtuar edhe me fakte para Ramës,  Gilberto Jaçen.
Ndërsa shkruan se nuk është dëgjuar për këtë rast, por edhe për vendime të tjera në PS, Vladimir Kosta shpreh largimin e tij si deputet i Partisë Socialiste duke dalë i pavarur.
 
"Të nderuar kolegë,
Kandidatura e Përmetit është vendosur kundër dashjes time . E kundërshtova me fakte para kryeministrit aktual por krye kryeministri Ahmetaj bashkë me Taulantin dhe të fortët e gazetës Dita, vendosën Gilberto Jaçen, të cilin unë personalisht e kam denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH. Edi Rama as nuk mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova. Për sa më sipër dhe për sa s’jam dëgjuar deri më sot në këtë Parti, me keqardhje largohem nga Partia Socialiste si deputeti i pavarur. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin
”.- thuhet në mesazhin e deputetit Vladimir Kosta.

 
Ora 12:30 Kosta largohet nga PS: Jaçaj abuzoi me fondet, kunder rikandidimit
Deputeti socialist i Përmetit në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar se mund të largohet nga Partia Socialiste. Deputeti Vladimir Kosta tha për A1 Report se vendimi i tij ka të bëjë me pakënaqësitë ndaj kandidatit të GIlberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit dhe për këtë arsye i ka paraqitur dorëheqjen kryesocialistit Edi Rama. 
 
Në prononcimin telefonik për A1 Report, Kosta thotë se është kundër kësaj kandidature pasi Jaçe ka abuzuar me fondet dhe këtë fakt sipas tij ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Rama.

Qëndrimi i deputetit Vladimir Kosta nga Partia Socialiste është pakënaqësia e parë që shfaqet publikisht brenda së majtës në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e 21 Qershorit. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare