PS publikon listën, ja fituesit e
raundit të parë në FRESSH VOICE

PS publikon listën, ja fituesit e<br />raundit të parë në FRESSH VOICE
PS publikon listën e të rinjve të s’kualifikuar në raundin e parë dhe fituesit për të vijuar më tej në garën për drejtimin e FRESSH.
 
“Projekti i FRESSH VOICE ftoi në tribunën e fjalës vajza dhe djem në të gjithë Shqipërinë. Faza e parë u mbyll në një mënyrë të paprecedentë duke i dhënë hapësirën e fjalës në publik një brezi të ri që aspiron politikën. Si e vërteta ashtu edhe fituesi i një gare janë numri njëjës.

E vërteta e “garës” në politikë është përtej kalkulimit të momentit. Cilido të jetë produkt i “garës” së jetës së përditshme ku rrethana dhe rastësia takohen për të prodhuar raportin me politikën. FRESSH VOICE është një projekt i cili nuk mohon “dilemat” e veta.

Ato janë të vërteta dhe lidhen me natyrën e çdo gare. Ajo nuk është vetëm matematikë. Gara vlen si moment kur fituesi apo humbësi gjejnë raportet e tyre me atë që duan dhe kanë mundësi.

FRESSH VOICE ofron në vazhdim mundësinë që të dëgjohet në publik një zë ndryshe i një brezi që po vjen. Ai nuk vlen për ata që e shohin politikën si “menaxhim” ku përzgjidhen “ekspertët”. Të luash “lojën” dhe të përfaqësosh kritikën për ndryshim janë dy gjëra të ndryshme.

Të pranosh statuskuonë e vlerave dhe të kërkosh ta ndryshosh atë janë dy “trokitje” të ndryshme në politikë. Raundi i parë i FRESSH VOICE verifikoi se qeverisja dhe demokracia janë shpesh jo e njëjta gjë. Ai ishte një debat modest ku politika nuk vlen si një projekt i thjeshtuar për zgjidhje problemesh emergjente.

Ajo është tentativa kryesore e një shoqërie për një projektim afatgjatë të vetvetes. Faza e dytë e FRESSH VOICE vazhdon përtej vlerësimit të zakonshëm. Tani “juria” është publiku dhe vlerësimi i tij. Ai është publiku më i ri në politikë i cili funksionon pa asnjë kufizim në rrjetet sociale.

Kushdo mund të votojë on-line në “FUSHATA IME” duke pohuar në pak sekonda një “takim” me ëndrrën për të ardhmen. Me ëndrrën që këta djem dhe vajza të zënë vendin që koha do e sjellë.

T’i ndihmojmë të jenë të natyrshëm, për ata që duan dhe kërkojnë për të qenë pjesë e politikës. VOTONI! Kjo nuk është një garë vetëm e tyre por edhe e juaja”-thuhet në njoftimin zyrtar të PS.

d.b/shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?