TIRANE- Projekti për rikonstruksionin e rrugës pranë Shkollës së Baletit në kryeqytet ka një vit që është miratuar dhe ende nuk ka përfunduar. Anëtari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Florian Pullazi i ka bërë thirrje kryebashkiakut Basha që të ndërpresë fushatën elektorale në favor të Partisë Demokratike dhe të gjendet pranë qytetarëve të njësisë numër 2.
“Kjo rrugë ka gati 6 muaj që është hapur nga Bashkia e Tiranës, u përfol për një projekt rehabilitm rikualifikim urban. Kjo rrugë është miratuar ne buxhetin e vitit 2012 , çka do të thotë se duhet të kishte mbaruar para 1 viti. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranës të lërë mënjanë ffushatën dhe të vihet në shërbim të qytetarëve. Ishte ky kryetar bashkie që në kohën e fushatës thontë qytetatari është i pari, ndërkohë që qytetari shqiptar nuk është më i pari, por është i fundit. Partia demokratike është e para për kryetarin e bashkisë së Tiranës”, tha Pullazi.
Fondi që është parashikuar për rehabilitimin e rrugës është rreth 68 milionë lekë të reja, ndërkohë që projekti parashikon rikonstruksion të plotë të saj, si dhe trotuare në të dy anët e rrugës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com