PS, Ramës i mbaron mandati
grup pune për procesin zgjedho

PS, Ramës i mbaron mandati<br />grup pune për procesin zgjedho
TIRANË - Partia Socialiste ka hyrë në fushatë zgjedhore sërish, po këtë herë për kryetarin e ri të partisë. Mandati i kryetarit aktual, Edi Rama përfundon në 26 shtator, e për këtë arsye do të zgjidhen kandidatët që do të përballen. I sigurtë është fakti që kreu aktual Rama do të kandidojë për mandatin e tij e tij të katërt në krye të PS-së, por nuk dihet se kush do jenë rivalët e tij për këtë post.
 
Në një njoftim për median, Partia Socialiste ka bërë të ditur paraditen e sotme se, “sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim, ndaj kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti”.
 
ZGJEDHJA E EDI RAMËS NË KRYE TË PS NË 2009
Në këtë mënurë socialistët në fund të shtatorit pritet të hyjnë në zgjedhje për kreun e PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar. Pasi më 26 shtator 2009 Rama u përball me Maqo Lakrorin, ku fitoi me afro 90 % të votave. Afrimi i datës 26 shtator i hap rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS saksionon se mandati i kryetarit të PS është 4 vjet. Asambleja Kombëtare, sipas Nenit 27 i Statutit të PS përcakton se kur vendi i kreut të partisë mbetet vakant.
 
PROCEDURAT E ZGJEDHJES
Asambleja mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Siç pritet, Edi Rama do rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt. Më 2003, në pozicionin dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama kandidoi për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Meidani, garë të cilën ai e humbi, pasi përballë kishte kreun dhe kryeministrin e vendit.
 
Dy vjet më vonë, më 2005, pas largimit të Nanos nga drejtimi i PS me humbjen e zgjedhjeve të 2005, Rama garoi përballë ish-kreut të shtetit Rexhep Meidani duke fituar me një diferencë të madhe. Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano.
 
Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë. Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi më 2009 PS nuk erdhi në pushtet e një klauzolë në statutin e PS, e detyron kryetarin të dorëhiqet nëse humbiste zgjedhjet. Rama u dorëhoq dhe rikandidoon sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj