PS shkrin strukturat në Kukës
Balla: Riorganizim nga e para

PS shkrin strukturat në Kukës<br />Balla: Riorganizim nga e para<br /><br>
TIRANE - Partia Socialiste shkrin strukturat në Kukës pas problemeve të brendshme atje. Pas mbledhjes së kryesisë pasditen e sotme e cila zgjati më shumë se një orë, Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh se strukturat e PS në Kukës do riorganizohen nga e para.

Balla tha se ky ristrukturim i degës së Kukësit do të nisë me zgjedhjen e një Asambleje të re për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryetarit të degës. Ky vendim vjen pas konflikteve të ditëve të fundit në PS-në e Kukësit, ku një pjesë e strukturave nuk pranon vendimin e qendrës për të caktuar Safet Gjicin si përgjegjës politik në degën bashkiake të Kukësit në vend të Mimi Kodhelit. Ata kërkojnë rikthimin e Mimi Kodhelit, të cilën PS e caktoi si përgjegjëse politike në Has. 

"Në disa bashki do kemi proces zgjedhor për drejtuesit e PS. Një nga pikat e rëndësishme ishte analiza e PS në bashkinë Kukës. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës të gjithë procesin e deritanishëm do ta fillojmë menjëherë nga fillimi. Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, ku duhet t'ju them se rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë", u shpreh Balla, ndërsa nuk dha përgjigje nëse Astrit Cengu dhe Ylber Duraku janë përjashtuar nga partia pas protestës kundër të deleguarit Safet Gjici në Kukës. 

Sekretari i Përgjithshëm i PS ftoi gjithashtu qytetarët që t'i bashkohen Platformës së Bashkëqeverisjes përmes portalit "Shqipëriaqëduam", pasi sipas tij aty do të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa një tjetër çështje e diskutuar në kryesinë e PS ka qenë edhe çelja e zyrave të bashkëqeverisjes në 9 bashki ku aktualisht nuk ofrohet ky shërbim.

"Qytetarët, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes kanë gjetur zgjidhje për problematikat, lidhur me shqetësime qoftë me qeverisjen lokale dhe atë qendrore. Aktualisht në më shumë se 52 bashki, zyrat e bashkëqeverisjes, në ndihmë të këtij procesi janë tërësisht efektive. Për 9 bashki iu kërkua drejtuesve politik të qarqeve, që këto receptorë të bashkëqeverisjes të jenë në punë, ku njerëzit në pamundësi për të hyrë direkt në portalin "Shqipëriaqë duam", ta kenë atë përmes deputetëve. 

Ju bëj thirrje qytetarëve që për një problem me faturën e energjisë, ujit, me hipotekën, ALUIZNI-n, shpreheni atë përmes portalit "Shqipëriaqëduam" dhe do të merrnin zgjidhje. Nga ky portal 30 punonjës hitepokash janë ndjekur penalisht pasi mbanin peng dosjet e qytetarëve, tregon që kjo funksionon", u shpreh Balla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024