PS: Sistemi energjetik, si piramidat
e 1997 ka një borxh 1.2 mld $

PS: Sistemi energjetik, si piramidat <br />e 1997 ka një borxh 1.2 mld $
TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë për keqmenaxhimin e sistemit elektroenergjetik dhe premton se në ditët në vijim do të bëjë transparente krizën të cilën sipas PS mund të quhet “Skandali i Shekullit”. Në një prononcim për median nga selia rozë deputeti Arben Ahmetaj e quajti sistemin elektroenergjetik një "sistem piramidal" i cili ka akumuluar një borxh prej 1. 2 mln dollarësh.

Sipas Ahmetajt çdo ditë importohet 12 mln kW orë vlera e së cilës është 800 mijë dollarë, ndërkohë që Fierza është në krizë nga thatësira.
“Niveli i liqenit të Fierizës aktualisht është 259 metra. Fierza sot me këtë nivelë është në vetvete në krizë të thellë dhe nuk ka asnjë mundësi të kontribuojë në prodhimin e energjisë elektrike. Nga 18 milionë kW/orë energji në ditë, vetëm 6 mln prodhohen dhe çdo ditë importohen 12 mln kW orë në ditë. Vlera e një dite importi është 800 mijë euro.”- tha Ahmetaj duke shtuar se e gjithë kjo është kosto që ngarkohet mbi faturat e konsumatorëve.

Sipas Ahmetaj KESH është i detyruar të improtojë diferencën sepse ÇEZ shpërndarja ose refuzon ose nuk ka mudnësi të importojë diferencën dhe premton se në ditët në vazhdim do të bëhet transparente.

“KESH do të detyrohet sërish të marrë një borxh duke thelluar kolapsin finaciar. Vetëm muajin e kaluar mori nga bankat e dyta 590 mln euro me garanci nga qeveria. Ministri i Financave paralajmëroi për një borxh të ri në muajt që vijojnë në shumën 100 mln euro për importimin e energjisë, të gjitha janë para që do të dalin nga buxheti i shtetit”- tha Ahmetaj.

Sipas deputetit socialist borxhi në sistem ku përfshihen borxhet e ndërsjellta, borxhet ndaj furnitorit apo ndaj bankave kap shifrën 1.2 milardë dollarë. “Shifër që të rikujton piramidat 96- 96 kjo është piramidë tjetër që po ia ngarkon qeveria qytetareve”- tha Ahmetaj, duke premtuar se në ditët në vazhdim PS do të zbardhë shkakun e këtij keqnemaxhimi i cili bie në kurriz të qytetarëve.

“Qeveria në mënyrë hileqare i ka kaluar ngarkesën tek konsumatori familjar dhe biznesi i vogël. Në 2005 çmimi i energjisë ishte 5. 2 lekë për kW/orë. Sot është 9. 5 lekë për KË pra gati 200 % më shtrenjë dhe përgjegjëse është qeveria” - tha Ahmetaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë