Vendimi u morë në Asamblenë e Partisë Socialiste në 6 janar, ku u miratua agjenda politike vjetore e kësaj partie. Në të thuhet se nuk do të rikandidohet askush që nuk merr votëbesimin paraprak të qytetarëve në bashkinë përkatëse.
Kjo skemë do ta ndihmojë PS-në të zgjedhë kandidaturat më të fuqishme për ti vendosur përballë rivalëve të opozitës, dhe të ketë një të dhënë realiste se sa të pranuar janë nga votuesit njerëzit e tyre.
Në asamble, Rama dhe Balla ju vendosën edhe dy kushte të tjera të zgjedhurve vendorë aktualë.
“Dhe një nga kriteret themelore për të mbështetur kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale është suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive” është shprehur kryeministri Rama
“Për askënd nuk do të ketë mbështetje apo kreditim të mbështetjes politike të Partisë Socialiste në rast se aleati ynë i vetëm nuk do japi dakordësinë për kandidaturat”, tha Taulant Balla.
Deri atëherë, në agjendën politike bashkiakëve ju jepet një udhëzim me 9 pika për të rritur performancën me qëllim që PS të marrë votat maksimale. Në të rreshtohet eliminimi i burokracive, delegimi i pushtetit në të gjithë periferitë dhe jo qendrën, si dhe lihet për detyrë propagandimi i punëve të qeverisë dhe mbrojtja nga propaganda shpifëse e opozitës, sikundërse thuhet në dokument.
Këtë të hënë, Taulant Balla e nisi punën në selinë e PS_së, në mbledhje me sekretariatin, ku u prezantuan dy sekretarët e rinj, Teuta Vodo për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Bledi Çuçi për çështjet zgjedhore.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO








