PS sot emri i Avokatit
të Popullit, hiqen 9 kandidatura

PS sot emri i Avokatit <br />të Popullit, hiqen 9 kandidatura
TIRANE- Komisioni i përzgjedhjes së kandidatit për Avokatin e Popullit i ngritur në Partinë Socialiste do të përzgjedhë sot në mesditë kandidaturën e vetme nga 12 kandidaturat që kanë mbetur deri më tani.

Por pavarësisht se kreu socialist Rama ka deklaruar se keni ardhur mirë deri këtu dhe tashmë përgjegjësia është tërësisht e juaja pasi duhet të zgjidhni më të mirin, anëtarët e komisionit përzgjedhës kanë vendosur ta përshpejtojnë punën, duke u mbedhur pasditën e djeshme dhe kanë skartuar 9 kandidatë duke lënë vetëm tre të tillë për ditën e sotme, nga i cili do të dalë një kandidat.

Kështu, pasi janë mbledhur paradite me kryetarin Rama, anëtarët e komisionit përzgjedhës sipas burimeve brenda komisionit kanë bërë dhe këtë përzgjedhje, duke nxjerrë tre kandidatura që mbrëmë, emrat e të cilëve mbeten sekret.

Mbledhja e Komisionit pritet të bëhet ditën e sotme në orën 13.00 për të përzgjehdur dhe kandidatin e vetëm, të cilin do ta shpallin pas orës 15.00 për ta bërë të njohur për publikun. Kjo kandidaturë do të shkojë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe do të miratohet me unanimitet për të arritur më pas dhe për ta hedhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të miratohet me konsensus.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online