PS, sot pritet të dalin emrat
e Asamblesë së re Kombëtare

PS, sot pritet të dalin emrat<br />e Asamblesë së re Kombëtare
TIRANE- Pritet të dalin sot emrat e 185 anëtarëve të Asamblesë së re Kombëtarë të Partisë Socialiste. Komisioni i numërimit pritet të përfundojë sot numërimin e 1500 votave të delegatëve socialist që morën pjesë në Kongresin e 5 nëntorit. 

Festa e Kurban Bajramit detyroi Partinë Socialiste të niste numërimin të hënën e kësaj jave.  Tre grupe pune me nga shtatë anëtarë secili, kanë vazhduar numërimin që prej së hënës dhe sot pritet të numërojnë dhe fletët e fundit të votimit.

1 500 delegatët e pranishëm në Kongresin e PS kanë hedhur votën për të përzgjedhur 120 anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa 65 anëtarë të tjerë hyjnë automatikisht. Automatikisht në Asamble hyjnë dhe ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi dhe funksionarë të lartë publik si dhe kryetarët e partive të rretheve të cilët janë organizuesit e punës në bazë.

Në listën e të përzgjedhurve janë emra si Anastas Angjeli, Agron Duka, Besnik Dervishi e Bashkim Zeneli, Ilir Zela, Mezan Malaj e Musa Ulqini, Petrit Ago apo Luan Hajdaraga, Natasha Paço apo Kozeta Fino, etj., kanë qenë bashkëpunëtorë të ish kryetarit të PS. Por që pas vitit 2005, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë qenë të distancuar nga PS. Pas 6 vjetësh pa ndonjë aktivitet të dukshëm politik, ata rikthehen në listat për të qenë direkt anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Por në listën e atyre që duhet të jenë anëtarë të Asamblesë nuk mungojnë as të rinjtë, të cilët, kanë "bashkëjetuar" me Edi Ramën sidomos në këto vite të vështira pas humbjes së zgjedhjeve të 2009 dhe humbjes së bashkisë së Tiranës në 2011. Kështu, emrat e Erion Veliajt, Arbi Maznikut, Artan Lames apo diplomatit analist Dritan Hila, të profesoreshës Iris Luarasi apo Adelina Farricit e Etjona Hoxhës, janë disa nga prurjet e reja që PS ka sjellë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dy vite më parë. Kështu, Edi Rama, ka vendosur të ndërthurë brezat e të vjetërve dhe të rinjve, duke plotësuar idenë e tij për bashkimin e madh në Partinë Socialiste.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?