TIRANE- Shërbimi shëndëtësor në vend ka mangësira të dukshme, e më e ndjeshme situata është sa i takon shërbimit të urgjencës.

Kështu është shprehur deputetja e Partisë Socialiste, Klodjana Spahiu, në kuadër të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, duke vënë theksin tek mungesat në paisjet mjekësore dhe ambulancat.

Spahiu tha se PS, në programin e saj ka një plan të veçantë për ristrukturimin e shërbimit të urgjencës mjekësore dhe ofrimit me cilësi të shërbimit për qytëtarët.

“Shërbimi i urgjencës në vend është i dobët dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve. Ky shërbim thuajse nuk ekziston në zonat rurale, ky qytetarët duhet t’u drejtohet spitaleve më të afërta. Shërbimi i urgjencave është në gjendje të mjerueshme dhe vuan mungesat më elementare, si dhe mungon koordinimi mes shërbimeve”, tha deputetja e PS-së.

Spahiu tha se PS, në programin e saj ka një plan të veçantë për ristrukturimin e shërbimit të urgjencës mjekësore dhe ofrimit me cilësi të shërbimit për qytëtarët.

“Ne do të ristrukturojmë shërbimin e urgjencës mjekësore sipas standardeve të BE-së. Kombinimi i lëvizjes tokësore me atë ajrore do të mundësojë pritjen në mënyrë më të shpejtë të urgjencave. Do të mundësojmë një shkëmbim më të koordiunuar ndërmjet urgjencës, policisë dhe shërbimit të ambulancave”.

Sipas deputetes socialiste këto masa janë të nevojshme për të mundësuar një shërbim sa më cilësor për pacientët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)