TIRANE- Deputetët e PS gjatë diskutimit për ambasadorët e rinj kanë kërkuar nga Presidenti, t’i japë fund mbështetjes së partisë që e zgjodhi në atë post. Parlamentarët e komisionit të Politikës së jashtme theksuan se Nishani duhet të vlerësojë figurat me integritet të lartë, të propozuara për ambasadorë. Nga ana tjetër ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, kërkoi nga mazhoranca t’i japë fund sulmeve ndaj presidentit Nishani, duke mos përzgjedhur figura politike në vend të politikanëve të karrierës.
Deputeti demokrat ka shtuar se më shumë se 50 % e kandidaturave të propozuara nga mazhoranca nuk janë diplomatë karriere. “Nga 15 kandidatura të paraqitura 8 prej tyre janë politike dhe s’kanë lidhje me diplomacinë. Nuk ka qeveri më të shurdhët dhe arrogante se ju,ngelët duke çuar kandidatura politike”, u shpreh Bumçi. Rrëzimi i kandidaturave për ambasadorë të Shqipërisë në Vatikan dhe Arabinë Saudite nga presidenti Nishani, ka tensionuar më shumë marrdhëniet mes tij dhe qeverisë.
Për deputetin Bumçi, arroganca e qeverisë në dërgimin e ambasadorit të Vatikanit si të dërguar me punë, pas rrëzimit të tij nga Presidenti Nishani, reflekton arrogancën e qeverisë dhe sulmin e hapur të saj ndaj institucionit të presidencës. Kryetarja e Komisionit Arta Dade ka kujtuar deputetët e opozitës se mazhoranca ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me presidentët edhe kur ata kanë qenë të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. “Edhe Topi edhe Nishani kanë qenë president të zgjedhur me votat tuaja, por prapë ne nuk i kemi refuzuar dhe kemi pranuar të punojmë me ta.
Ju mos u shqetësoni për punësimin e Neritan Cekës, sepse keni dhënë shumë precedentë në të shkuarën tuaj me ambasadorët”, deklaroi Dade. Marrëdhëniet mes mazhorancës dhe Presidentit Bujar Nishani kanë qenë tejet të tensionuara muajt e fundit, aq sa pak javë më parë deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.
Ndërkohë që kandidatët e paraqitur për të përfaqësuar Shqipërinë në Kroaci dhe Suedi Ilir Melo dhe Ilir Abdiu kanë marrë konsensusin nga të dy palët politike. Pavarësisht se pak ditë më parë PD bojkotoi komisionet, dje opozita ka qenë e pranishme dhe ka qenë plotësisht dakord me propozimet e dy kandidaturave duke kërkuar një përzgjedhje më serioze të propozimeve për ambasadorë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com