TIRANE- Deputeti Socialist Saimir Tahiri ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” për përshëndetjen që Presidenti Bujar Nishani i bëri nismës për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë qëndrim presidenti i Republikës e shprehu paraditen e sotme gjatë takimit me gazetarët. Sipas Tahirit, ky është një hap i presidentit, që futet në fushatën zgjedhore.
“President Bujari futet në fushatë dhe përgëzon nismën për heqjen e vizave me USA. Më mirë të kishte uruar përsëri rrugën plot makina e qiellin plot avionë. Të paktën do ishte në lartësinë e mustaqeve!”, shkruan Tahiri.
Ndërsa shton më tej se “Nishani shënon të parin President, që pas miratimit të Kushtetutës, që përfshihet në fushatë elektorale dhe përgëzon nismat e partisë në pushtet”.
NISHANI: HEQJA E VIZAVE ME SHBA-TË, E MUNDSHME
Gazetari Basir Çollaku ka pyetur dje presidentin Bujar Nishani mbi mundësinë e heqjes së vizave me ShBA-të. Kjo gjatë një takimi të presidentit me drejtues të mediave. “Çdo angazhim, që ka të bëjë me shërbimin ndaj qytetarëve, është me vlerë për çdo institucion dhe individ. Për ne shqiptarët ka një konotacoion më të madh, se e kemi vuajtur izolimin. Përvoja e heqjes së vizave tregoi se jo vetëm që shqiptarët e merituan,por ditën të sillen në mënyrën më dinjitoze krahasuar edhe me vendet e rajonit. Pas disa lehtësirave nga Obama për të lehtësuar këtë proces, me punë mund të arrihet pa diskutim edhe heqja e vizave me ShBA-të",është përgjigjur presidenti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com