PS: Të largohet Noka, gënjeu
në formularin e vetëdeklarimit 

PS: Të largohet Noka, gënjeu<br />në formularin e vetëdeklarimit 
Partia Socialiste ka kërkuar largimin e deputetit demokrat Flamur Noka, pas zbulimit të dokumentit zyrtar i cili konfirmon se ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka fshehur të dhënat rreth të kaluarës së tij, në formularin e vetëdeklarimit.

Konkretisht, Flamur Noka, është ndaluar në vitin 1991 në ish-Jugosllavi. Gjatë qëndrimit në burg, Noka është marrë në pyetje nga UDB jugosllave, në përpjekje për ta rekrutuar si bashkëpunëtor. Dokumentet konfirmojnë gjithashtu se kryetari de fakto i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është marrë në pyetje në vitin 1991, nga Policia e shqiptare e Rrethit të Kukësit, për izolimin e tij në ish-Jugosllavi, deponimin para UDB jugosllave dhe ofertat e kësaj të fundit, për ta rekrutuar. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare, Noka ka pranuar se ka pasur oferta për të punuar për UDB, por ka refuzuar.

Deputeti socialist Alfred Peza i ka kërkuar Bashës të thyej heshtjen dhe të flasë për çështjen Noka.

Ja deklarata e plotë e Alfred Pezës:
 
Partia Socialiste kërkon largimin e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.
 
I kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla, nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë rast.
 
Nga ana tjetër, i kërkojmë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të thyejë heshtjen dhe të shprehet publikisht dhe zyrtarisht për rastin e deputetit Flamur Noka.
 
Zoti Basha, në kulturën tuaj politike, gjëja më e thjeshtë ka qenë hedhja e baltës dhe tregimi me gisht i kundërshtarëve të tu politikë, duke i akuzuar për kriminelë.
 
Por, nëse e keni vërtetë seriozisht ashtu siç përbetoheni, kauzën e dekriminalizimit, duhet ta tregoni SOT shembullin e zbatimit të ligjit për deputetët tuaj. Sepse ka një rast konkret dhe një provë konkrete.
 
Shqiptarët duhet të shohin nga njëra anë baltën dhe shpifjet e Lulzim Bashës për deputetët e mazhorancës,- ku asnjëri nuk ka dalë i dënuar,- e nga ana tjetër duhet të shohin ish ministrin e Brendshëm, deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka që ka dhënë dëshmi të rreme në formularin e dekriminalizimit, e që sipas ligjit duhet të lerë mandatin.
 
Ky është momenti i të vërtetës.
 
Ndaj është koha që Prokuroria të nisë sa më parë hetimet, dhe Lulzim Basha të shprehet se çfarë do të bëjë Partia Demokratike me deputetin e saj në shkelje flagarante të ligjit?
 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv