PS thirrje të drejtpërdrejtë Krajës: SPAK të nisë hetimin për financimin rus në PD

TIRANË- Pas akuzave që kanë lëshuar për financimin rus në PD dhe pas raportit të CIA-s që e konfirmonte një gjë të tillë, sot Partia Socialiste i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.

Nga Kryesia, në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se SPAK duhet të thërrasë urgjentisht Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët sipas tij “kanë ngjyer gishtat në çorbën e rublave ruse” dhe të japin shpjegime.

“Nën qeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë këtë çështje. Urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovë, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi.”, tha Balla.

Balla i kërkon SPAK të përgjigjet nëse është cenuar siguria kombëtare nga financimi rus në PD. Ndërsa shtoi se akuza për minim demokracie që ka ngritur SHBA ndaj Berishës, për të cilën e ka shpallur edhe non grata, lidhet me financimin rus.

“Kur SHBA, aleati më i rëndësishëm njofton të gjitha partisë, ka ardhur krim në të gjitha selitë e politikës, me përjashtim të Saliut, na ka informuar për rrezikun që është i kanosur Shqipërisë nga këto financime. Si ka mundësi që SPAK nuk fillon hetimin. A është prekur siguria kombëtare. Të financosh një parti politike është të minosh një demokraci dhe këtu bashkohet më pas akuza që kanë ngutur SHBA ndaj Berishës për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë. Akuzat për minim demokracie nga ShBA ndërlidhet me financimet ruse të PD”, tha Balla.

Kjo thirrje e Ballës për SPAK vjen pak kohë pasi mediat një raport të Inteligjencës amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017, ka përfituar financim 500 mijë dollarë nga Rusia.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 07/11/2022 16:31

    Taulant Daçiçi shqipfolës ështé i verbuar nga parat e serborusis, e shiten Durrësin tek ta në emër të sheikut arab, e tani i ziu mundohet ta nxijë një popull të tër…!

    Përgjigju
    • Tani: 07/11/2022 19:35

      Ti je fantazi komplet ,ka shume ne kosove si puna jote? Ti sje shqiptar as shqipfoles je serb me rubla ,mos u mer me politik por beje ysmet lopes.

  • Liku: 07/11/2022 15:38

    Nuk ka nevoje per thirje faktet jane sheshit spakut akoma nuk i ka dale gjumi

    Përgjigju
  • Mondi: 07/11/2022 14:42

    Taulanti, nje intelektual, njeri i paperlyer me bandat e Elbasanit, njeri i pakorruptuar, nje njeri i thjeshte qe ha pershesh me kos dhe shikon punen e tij.

    Përgjigju
  • Sotiri: 07/11/2022 14:02

    Kraja Llalla njesoj,,jane komshinj vilash me te paprekshmit ,,vetem FBI bene pune...

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 07/11/2022 13:54

    Taulant ti i the po kujt i the? Kraja është komshi në gjirin e Lalzit me salehun dhe Like floririn,drejtësia jo Kraja se ka konflikt interesi,duhet të fillojë nga i pari tek i fundit me vilat e gjirizit të Lalzit,aty është korropsioni,minimi i demokracisë,cënimi i sigurisë kombtare,gjaku dhe djersa e shqiptarve,po nuk u hetua dhe konfiskua komplet çerdhja e gjirizit të Lalzit,nuk shërohet demokracia,nuk vendoset drejtësia, Kraja është brënda në tavë atje ha,atje po,atje frymëzohet,asgjë mos prisni që të rregullohet.

    Përgjigju
  • Aliu: 07/11/2022 12:52

    Pra e leshuan fare zarin Basha. Tani e duan ta hetoje SPAK ne menyre qe te godasin subjektin politik. Le le por deri dje e shkruanim se parate i merrte nje individ me lidhje me Rusine, kurse sot e kepusin se na paska derguar para Rusia tek Luli!

    Përgjigju
  • Miri: 07/11/2022 12:01

    Vetem Taulant Balla mund ta beje kete vend. Eshte nje intelektual i mirefillte.

    Përgjigju
  • Greta: 07/11/2022 11:49

    SPAK duhet te filloj urgjent hetimet per Berishen dhe pastaj rublat.Por nuk ka ligj as njeri qe e prek dot ate kriminel

    Përgjigju
    • Arbëri: 07/11/2022 16:34

      Oj Greta ”Garbo”, Rublat e Putinit i ka Edvin shkjau shqipfolës në bankat e rusis . Edvin shkjau shqipfolës ështé duke financuar luften e Putinit së bashku me Vucicin o të verbuar qofshi

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen