PS: Vaj medet për PD, hajduti
Jamarbër bërtet "kapeni hajdutin"

PS: Vaj medet për PD, hajduti<br />Jamarbër bërtet "kapeni hajdutin"
TIRANE - Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për tenderat e pyejeve, ku sipas kësaj të fundit, qeveria ka favorizuar një kompani të caktuar duke i dhënë asaj 75% të fondeve. 

Në një dalje për mediat, deputeti i PS Besnik Baraj, është shprehur se është për të ardhur keq, kur del edhe akuzon dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Kjo pasi sipas Barajt, nuk duhen harruar akuzat e biznesmenëve në drejtim të ish-Kryeministrit Sali Berisha se për të investuar në Shqipëri, duhet të kalonin më parë nga zyrat e familjarëve të tij për të paguar shërbimet korruptive të familjes.

Për të tilla raste, Baraj kujton tragjedinë e Gërdecit, ku sipas tij e kthyen Shqipërinë në mamutin e hajdutërisë.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetit të PS, Besnik Baraj:

Që Partia Demokratike, si forca më e madhe e opozitës, është në të drejtën e vet për të kritikuar Qeverinë, askush nuk mund ta vërë në dyshim. Përkundrazi, ne e mirëpresim çdo kritikë për të korrigjuar shënjestrën e qeverisjes.

Por që akuzat për favorizime në tendera të mbeten në gojën e dhëndrit të Saliut, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi, kjo është vërtet vaj medet për Partinë Demokratike.

Shqiptarët i kanë ende të freskëta akuzat e biznesmenëve vendas dhe të huaj që akuzonin nën zë, po edhe hapur, Sali Berishën kur dëshmonin se pa kaluar përmes zyrës private të vajzës, gruas së Jamarbrit, apo të djalit Shkëlzen për të paguar shërbimet korruptive të familjes që drejtonte qeverinë, nuk bëhej dot biznes në Shqipëri.

Ishin pikërisht familjarët e Sali Berishës me në krye vajzën, djalin, dhëndrin, por edhe kunetër e baxhanakë që Saliu i bënte hasha edhe kur fatkeqësisht humbnin jetën në gropën e zezë të korrupsionit (kujtoni Gërdecin), ata që e kthyen shtetin shqiptar në një mamuth hajdutërie.

Prandaj, teksa Partia Demokratike bën detyrën duke vendosur lupën e kontrollit opozitar mbi çdo veprim të qeverisë, do ishte mirë të mos na kujtonte historinë e vjedhësit që bërtet “kapeni hajdutin, kapeni hajdutin ”!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të