TIRANË, 22 Dhjetor /ATSH/ -Partia Socialiste ka vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes këtyre 3 emrave është edhe propozimi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili është dekretuar nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH.
Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH, do t'i hapte rrugë edhe miratimit të tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pika që e ndante Partinë Socialiste nga dekreti i Nishanit, ishte fakti që Sejko nuk vinte nga radhët e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, ashtu siç e parashikonte edhe ligji për Bankën e Shqipërisë. /gj.m//a.ke/












