PS vendosi në dhjetor çregjistrimin e Islamit

Kastriot Islami është përjashtuar nga grupi parlamentar socialist që prej datës 17 dhjetor të 2011. Vendimi që u mor në grupin e PS-së, për përjashtimin e Islamit, i vendosi vulën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky reagim erdhi menjëherë, pasi Islami veproi kundër grupit në votimin për kryetarin e KLSH, Bujar Leskaj. Islami s'ka marrë pjesë në votim dhe nuk u ka shpjeguar anëtarëve të kryesisë veprimin e pajustifikuar. Në këtë mënyrë, u kërkua që Islami të çregjistrohej nga PS-ja. Kundër deklarimit të prerë të Ramës për përjashtim të Islamit kanë reaguar Arben Malaj e Ben Blushi.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë