PS zgjedh 400 koordinatorë
për çdo njësi administrative

PS zgjedh 400 koordinatorë<br />për çdo njësi administrative
TIRANË - Partia Socialiste po zgjedh këtë javë rreth 400 koordinatorë të cilët do të jenë përgjegjës për jetën politike të partisë për çdo njësi administrative. Të gjitha minibashkitë, ish-bashkitë dhe ish-komunat që u shkrinë nga ndarja e re territoriale, e që tani po funksionojnë si njësi administrative, do të kenë në këtë mënyrë të “parin” e partisë. Anëtarësia socialiste po zgjedh këta drejtues për çdo njësi, në 65 bashki, 308 komuna dhe 11 minibashki të Tiranës, duke shfrytëzuar afatin midis Asamblesë dhe Kongresit. Ky proces zgjedhor do të duhet të përfundojë brenda datës 18 mars, pasi të shtunën, kur do të thirret procesi zgjedhor në parti përmes Kongresit, rreth 400 koordinatorë administrative që po zgjidhen, do të jenë automatikisht delegatë në Kongres.

Edhe pse Asambleja e Përgjithshme e PS-së në 18 korrik të vitit të shkuar kishte vendosur se krerët e degëve do të zgjidheshin deri në 15 dhjetor 2015, ky proces nuk do të përfundoje as para Kongresit të 19 marsit. Partia Socialiste ka vendosur që zgjedhjet për drejtuesin e 61 degëve të PS-së t’i zhvillojë pas Kongresit, ku do të miratohen dhe ndryshimet statutore. Me statutin e ri, kryetarët nuk do të mbajnë asnjë funksion tjetër përveç drejtimin të partisë. "Me miratimin e statutit të ri në kongres do të fillojë dhe procesi i zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese të PS nga njësitë administrative në bashkitë, në asambletë e bashkive 61 bashki dhe pastaj është asambleja kombëtare, kryesia, sekretariati, kryetari dhe gjithë forumet e tjera drejtuese", tha Fatmir Xhafaj në një intervistë për Report TV.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv