PS zyrtarizon kandidaturat për Vlorën dhe Gjirokastrën

/ATSH-Anila Struga/.- Partia Socialiste zyrtarizoi sot kandidaturën e saj për kreun e bashkisë Vlorë, një nga më të rëndësishmet në vend.
Mjeku Dritan Leli do të jetë emri me të cilin socialistët do të përfaqësohen në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Për bashkinë Sarandë është përzgjedhur emri i Floriana Kokës, punonjëse e kësaj bashkie, ndërsa për bashkinë Himarë, PS do të rikandidojë Gjergji Goron.

Ky vendim u bë i ditur nga deputetja e PS-së e qarkut Vlorë, Valentina Leskaj, pas një takimi që ajo dhe deputetët e tjerë të këtij qarku zhvilluan paraditen e sotme me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Pas 15 minutash, ministri i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj bëri të ditur vendimin tjetër të PS-së për shpalljen e kandidaturave për qarkun e Gjirokastrës. Në bashkinë Libohovë do të kandidojë Luiza Mandi; në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi; në bashkinë Memaliaj, Durim Roshi dhe Gilbert Jaçe në bashkinë Përmet.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur