Pse e ndryshoi emrin nga Gaqi
në Jorgaq rektori i UPT-së?

Pse e ndryshoi emrin nga Gaqi<br />në Jorgaq rektori i UPT-së?
Edhe rektorët nuk kanë qenë të pastër në plotësimin e formularëve të dekriminalizimit. Ata kanë pasur për të deklaruar ndryshimet e emrave, deri tek dënimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. I tillë është Jorgaq Kaçani, Rektor i Universitetit Politeknik. Rektori i UPT-së, rezulton se ka ndërruar emrin, të cilin e ka pasur më parë Gaqi. Ai nuk shpjegon arsyet e këtij ndryshimi e as kohën kur e ka bërë. Mithat Mema Rektor i Universitetit të Durrësit ka pasur një ngjarje penale për të rrëfyer, edhe pse në fund ai ka marrë pafajësi në maratonën ligjore.

I proceduar gjykata e Tiranës për drejtim të parregullt të automjetit, 13-15 mars 2015, Mithat Mema Rektor i Universitetit të Durrësit, deklaron se është lënë në detyrim paraqitje deri në 14 janar 2016. Në 13 mars 2015 rektori ka shkaktuar një aksident në aksin Tiranë-Durrës duke u përplasur me një makinë. Nga aksidenti, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk ka pasur dëme shëndetësore për palët, por i pandehuri Mema rezulton të ketë qenë i dehur në masën më shumë se 0.5 gramë/litër. Gjatë analizave toksike të gjakut të tij, ka rezultuar një sasi akoma më e lartë alkooli, në vlerë 0.8 gramë/litër.   


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi