Pse 'gafa' e Bidenit mund ta ndryshojë të ardhmen e Ukrainës

Pse 'gafa' e Bidenit mund ta ndryshojë të ardhmen e Ukrainës

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Gjithçka po shkonte sipas planit. Në orët e fundit, me të vërtetë dukej se ushtria ruse kishte për qëllim të përqendrohej në Donbass, duke lënë vetëm Kievin dhe pjesën tjetër të Ukrainës. Kjo, në fakt, do të kishte qenë një lloj strategjie rrugëdaljeje, e cila do t’i kishte lejuar Vladimir Putinit të dilte nga këneta ushtarake në të cilën ishte futur. Megjithatë, gafa e fundit e Joe Bidenit mund të ketë ndryshuar situatën.

 

Profecia (e saktë) e gjeneralit

Planet e cituara në fillim të artikullit ishin përshkruar në detaje nga ish gjenerali amerikan, Ben Hodges. Në një raport të përgatitur për Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane të datës 16 mars, Hodges shpjegonte se Kremlini do të kishte dhjetë ditë për të fituar luftën. Pasi të jetë tejkaluar ky kufi, Moska ndoshta do të kishte përdorur një lloj plani B, për të mos dalë me turp.

Analiza e ish gjeneralit amerikan u bazua në një studim të plotë të informacionit publik të ndërthurur me të dhëna të tjera. Nga konsideratat e tij doli se rreth dhjetë ditë më parë, ushtrisë ruse po i mbaronin municionet dhe njerëzit, ndërkohë që rezistenca ukrainase po reagonte më mirë se ç’pritej.

Analiza e Hodges rezultoi e saktë, duke qenë se më 25 mars, Zëvendës Shefi i Shtabit të Rusisë, Sergej Rudskoi, kishte shpallur të përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak. Që atëherë, Moska do të fokusohej në jugun e vendit, duke iu përkushtuar çlirimit të Donbasit. Ka të ngjarë që Mariupoli, dhe ndoshta Odessa, të ishin në krye të listës së Kremlinit.

Ndryshimi programi?

Me pak fjalë, gjithçka po shkonte siç parashikohej nga Hodges. Përveç se dalja e Joe Biden në Varshavë mund ta ketë komplikuar situatën duke shkatërruar mundësinë e një lloj lehtësimi të presionit ndaj Kievit dhe zonave përreth. Presidenti amerikan e ka quajtur Putinin një “kasap” dhe një “tiran që nuk mund të qëndrojë në pushtet”, duke shkaktuar zemërimin e parashikueshëm të Moskës.

Mund të jetë një rastësi, por në 24 orët e fundit kemi parë mbi 30 bombardime të komplekseve rezidenciale dhe infrastrukturave në rajonin e Kievit. Kjo u njoftua nga vetë administrata ushtarake rajonale e Kievit në Telegram, cituar nga UNIAN. “Gjatë gjithë periudhës së luftës, shkatërrime u regjistruan në 34 nga 69 komunitetet në rajon, ose 49.2%. Në total, më shumë se 500 objektiva,” bëri të ditur administrata.

“Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi dështoi të marrë kontrollin e të gjithë vendit”, tha në orët e fundit shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, i cituar nga The Guardian. Sipas deklaratave, “pas dështimeve pranë Kievit dhe pamundësisë së përmbysjes së qeverisë qendrore të Ukrainës”, ka “arsye për të besuar” se Putini “po shqyrton një skenar korean për Ukrainën”, domethënë “ai do të përpiqet të për të vendosur një vijë ndarëse midis rajoneve të pushtuara dhe të papushtuara të vendit tonë, “sepse” është absolutisht i paaftë për të pushtuar të gjithë vendin”. Nuk është më aq e qartë që Moska do të vendosë të fokusohet vetëm në Ukrainën jugore. / Bota.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hygo: 27/03/2022 22:58

    nuk e pjerdh njeri ukrainen as perendimin, euroazia esht projekt qe nuk kthehet me mbrapsh, eurooa dhe amerika jan i, oluar plotesisht

    Përgjigju
    • Den: 28/03/2022 09:00

      Trap Kush te paguan ne ambasaden ruse?

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)